INSIG në shitje

Postuar në 24 Janar, 2016 21:16

Ditën e hënë, qeveria do të shpallë në Agjencinë e Prokurimeve Publike, tenderin për privatizimin e kompanisë së vetme shtetërore në tregun e sigurimeve INSIG. Vlera me të cilën shteti po e shet INSIG-un është 15 milion euro, por kjo nuk do të jetë definitive.

Në një Intervistë për Vizion Plus, zv/Ministri i Ekonomisë Ervin Mete, thotë se pavarësisht vlerës, rëndësi do të ketë plani i investimeve dhe eksperienca e kompanisë në këtë treg. Por përse vlera e kompanisë është në rënie? Që nga viti 2008, kur ajo u nxor në shitje, vlerësimi shkonte ne 40 milion euro.

Zv/Ministri Mete thotë se keqmenaxhimi i saj, ka bërë që ajo sot të ketë vetëm 5-7% të tregut, ndërsa probleme ka patur edhe dega në Kosovë. Privatizimi do të ndiqet nga Drejtoria e Pronës Publike në Ministrinë e Financave dhe do të mbyllet 45 ditë pas shpalljes. Kontrata, nuk do të kalojë në parlament, por do të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.