21 janari, Paloka zbulon se ka përgjegjës të njohur për plumbat

Postuar në 21 Janar, 2016 16:19

Sot në Parlamet është debatuar mbi 21 janarin, përgjegjësitë dhe shkaktarët. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka deklaruar se janë dy persona që janë përgjegjës “për urdhrin për plumbat”, të cilët sipas tij janë shmangur nga prokuroria. “Do dalë se kush e dha urdhrin për plumbat. Janë dy të tjerë që e dini shumë mirë që nuk ia nxori as Ina Rama nga e morën plumbin. Unë s’kam pranuar të flas për këtë dhe sot në fillim të seancën thashë se drejtësia do të flasë. Ka shumë gjëra të tjera që ju i dini zotëri dhe po është e vërtetë, amanetin tha Balla. Nuk është amaneti i tyre që të bëhej Rama kryeministër, as që të fusë miliona në xhep ky që foli (Balla), nuk besoj se dolën për ata. Ndërkohë ju keni bërë miliona, dhe vazhdoni talleni dhe për hipokrizi dilni një herë në vit këtu dhe bëni gjoja sikur ju dhimbsen. Mos vazhdoni më këtë farsë. E luajtët rolin dhe sot. Në vazhdim t’u tregojmë shqiptarëve për milionat që fusni në xhep”, tha Paloka. Diversion, apo politika diçka di për të vijuar me shantazhin?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.