Prokuroria kërkon dosjet e tri konçesioneve të Beqajt

Postuar në 20 Janar, 2016 09:54

Njësia Task-Forcë e Prokurorisë kërkoi dje zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë dosjet e tri koncesioneve të dhëna nga ky institucion, me vlerë të përgjithshme 306 milionë dollarë.Objekt i hetimi janë koncesioni I Check up-it falas me vlerë rreth 120 milionë euro, sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale në spitalet e vendit, me vlerë 100 milionë dollarë dhe koncesioni i shërbimit të hemodializës, me vlerë 86 milionë dollarë.

Ky vendim erdhi edhe pas një kërkese  të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka urdhëruar nisjen e hetimeve kryesisht. Organi qendror i akuzës ka kërkuar regjistrimin e procedimit penal e më pas sekuestrimin e praktikave të tri koncesioneve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkresa e nisur  nga Prokuroria për në Ministrinë e Shëndetësisë kërkon që grupit hetimor i vihen në dispozicion dosjet e tri koncesioneve. Prokuroria ka për qëllim që, pasi të marrë në dorëzim materialet e koncesioneve, të verifikojë rregullsinë e dokumentacionit dhe të ballafaqojë nëse procedurat janë kryer në respektim të ligjit.

Një tjetër verifikim i Prokurorisë është përllogaritja e dëmit të mundshëm në arkën e shtetit me anë të fondeve që janë lëvruar nga buxheti i shtetit në tri koncesionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë.Tri procedurat e ndjekura nga Ministria e Shëndetësisë kanë qenë për disa muaj me radhë objekt i medias dhe opozitës gjatë akuzave në Parlament dhe në denoncime publike. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.