Tirana në errësirë dhe automati i sukseseve të OSHEE (Foto)

Postuar në 18 Janar, 2016 22:03

I gjithë vendi po përballet prej ditësh me temperatura të ulëta, situatë që është shoqëruar me bllokime rrugësh dhe mungesë të energjisë elektrike jo vetëm në zonat e thella, por edhe më kryeqytet. Ditët e fundit zonat qëndrore të Tiranës po vuajnë ndërprerjet e shpeshta të energjisë në orare të pikut dhe mbrëmjes.
Edhe këtë të hënë, rrugët pranë kryesore pranë qendrës si ajo e Durrësit, rruga "Mine Peza" dhe bulevardi "Zogu i Parë" u zhytën në errësirë, ndërkohë që temperaturat shënuan minus gradë.
OSHEE thotë se ka angazhuar në terren grupe pune që po riparojnë defektet, për shkak të dëmtimit të fiderave. Argument që vlen teknikisht për vetë OSHEE-në dhe qeverinë, por që nuk ka pse gjen mirëkuptimin e qytetarëve që nga njèra anë kompania u prezantohet si një nga sukseset më të mëdha të reformës në sektorin energjetik dhe nga ana tjetër nuk është e aftë të garantojë furnizim pa ndërprerje me energji elektrike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.