Misteri i plagosjes së gjyqtarit Artan Gjermeni

Postuar në 18 Janar, 2016 09:59

Deklaratat e gjyqtarit Artan Gjermeni se ishte plagosur aksidentalisht në garazhin e pallatit të tij, pranë Ambasadës Amerikane nuk po bindin policinë e Tiranës. Nga verifikimet e bëra në automjetin e tij tip “Smart” nuk janë konstatuar njolla gjaku apo ndonjë objekt që të provojë dëshminë e gjyqtarit se ai i pre pakujdesisht me një llamarinë.

Mbrëmjen e djeshme Gjyqtari i Shkallës së Parë në Gjykatën e Tiranës, Artan Gjermeni u paraqit në Spitalin “Nënë Tereza” për të marrë mjekim. Ai rezultoi me katër plagë thike, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në deklarimin e tij të dhënë për policinë në spital, ai nuk ka pranuar të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale apo të ketë pasur ndonjë sulm ndaj tij.

Gjermeni ka deklaruar se është plagosur aksidentalisht në banesën e tij.  “Jam prerë me një mjet prerës llamarinë, në ambientet e shtëpisë”, ka deklaruar ai.

Gjermeni është ish-anëtar Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai ka gjykuar çështje të rëndësishme siç është rastin i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani apo të kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.