“The Telegraph”: Shërbimet amerikane, hetim masiv për financimin nga Rusia të partive politike në Europë

Postuar në 18 Janar, 2016 02:35

Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan në një shkrim të para dy ditëve se shërbimet sekrete amerikane kanë ndërmend nisjen e një hetimi në shkallë të gjerë, për të identifikuar përmasën dhe thellësinë e depërtimit të shërbimeve ruse në partitë politike nëpër Europë. Gazeta pretendon se disponon një raport lidhur me këtë çështje, ku thuhet ndër të tjera se drejtori i Shërbimit Sekret Kombëtar, James Clapper, është udhëzuar nga Kongresi që të nisë verifikimin. Objekt janë financimet e paligjshme të partive të ndryshme politike, OJQ-ve, të cilat me aktivitetet e tyre thuhet se kanë vënë në diksutimin kohezionin dhe unitetin e Europës. Gazeta citon pa zbuluar identitetin një zyrtar të lartë të qeverisë britanike që e konfirmon lajmin dhe shton se Europa ndodhet në një Luftë të re të Ftohtë. Holanda, Franca, Hungaria, Austria dhe Republika Çeke janë pikat që shihen si problematike. Synimet ruse shihen në planin politik dhe atë të sigurisë: kështu thuhet se financimi i partive ka për synim rritjen e valës së protestave kundër mburojës raketore amerikane në Europë, që shihet si kërcënim direkt nga Kremlini, si dhe kundërshtimin e gjetjes së burimeve alternative të energjisë nga ato ruse. “The Telegraph” shton se në vëmendje vijnë parti të ekstremit të djathtë, në Greqi, Itali, Francë dhe Hungari pasi sipas saj këto parti kanë marrë një kredi prej 9 milionë eurosh nga nga një bankë ruse në vitin 2014. Po kështu, gazeta sugjeron se lidhje të mundshme të Rusisë janë gjurmuar edhe në Austri , apo edhe në procesin e përgatitjes së referendumit të muajit prill 2016 që ka të bëjë me Ukrainën. Me dyshim është parë shumë edhe fakti se televizioni i kontrolluar nga Kremlini, “Russia Today”, i ka dhënë shumë hapësirë fushatës së laburistit Corbyn. Të gjitha në funksion të përçarjes së Europës(http://www.telegraph.co.uk/news/worldnews/europe/russia/12103602/America...).

Lajmi mbetet ende i paqartë nëse është i vërtetë apo jo. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” që kontrollohet nga Kremlini, tallej në një shkrim të vetin për këtë temë, kur ironizonte se do të verifikohen edhe studentët polakë të letërsisë që vizituan para pak kohësh Krimenë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.