U solidarizua gjithë bota, por pas një viti “Charlie Hebdo” provokon

Postuar në 17 Janar, 2016 04:18

U solidarizua gjithë bota perëndimore me satiriken franceze “Charlie Hebdo” pas 7 janarit të vitit të shkuar kur redaksia e saj u sulmua nga disa persona të armatosur të cilësuar si terroristë islamikë. Kësaj radhe, në një vjetorin e saj, gazeta satirike ka provoluar jo pak kur me anë të një karikature i jepte një rol  prej agresori seksual Aylan Kurdi, fëmijës sirian që u gjet i mbytur në birgjet e Turqisë, e pamja e të cilit bëri xhiron e botës. Karikatura sugjeron se Kurdi kur të rritej do të ishte si një nga ata imigrantët që sulmuan femrat në Këln. Një karikaturë që në këtë rast ngjan se ripërtyp në emër të humorit një klishe ndaj imigrantëve dhe myslimanëve. Gjithsesi ajo ka provokuar dhe nuk ka kaluar pa vëmendje. Mediat sjellin në vëmendje reagimin e mbretëreshës së Jordanisë, Rania, e cila ka publikuar disa skica grafike ku i jep Kurdi të ndjerë një të ardhme si doktor apo mësues. Pra të një qytetari normal. Situata e sikletshme e tendos edhe më shumë fillin e hollë mes të drejtës së fjalës, humorit dhe fyerjes apo lëndimit të shumëkujt. Pasi edhe në rastin e humorit kërkohet të ruhet etika, e cila meqenëse tingëllon si fjalë e madhe, mund të zëvendësohet me humanizmin jo si përjetim, se atë nuk mund ta kërkosh, por si mesatarizim kulturor. Mund të thuhet se kështu po negociojmë të drejta duke u fshehur pas hipokrizisë. Ndoshta, por nëse do të supozojmë se pas kësaj karikature Hebdo mund të pësojë një thyerje xhamash në redaksi, është disi e vështirë që solidarizimi të jetë i njëjti. 

Comments

Submitted by Humanisti (not verified) on

Ne Shqiperi, kemi je shprehje : "UJKU NDER BERRA, NDIHME"- e perkthyer nga shqip ne shqip, kerkohet ndihme nga cobani i deleve mbasi i ka sulmuar ujku kopene.
Keshtu edhe keta te Charlie Hedbo. Heren e pare, vjet ne janar, pavaresisht se kishin provokuar keq boten Arabe, u solidarizua e gjithe BOTA mbare, duke u dhene te drejte.
Por, tani, ne kete rast, te tallesh me te vdekurin, e sidomos me nje femije te vdekur, eshte, jo tallje, jo provokim, kjo eshte e pafalshme, eshte krim, dhe, si cdo krim, kerkon ndeshkim. Uroj qe drejtesia franceze, qe ne duam te behemi si ata, te veproje, ne menyre qe mos te behet vetegjyqesi nga bota arabe.
Po nuk veproi ligji, do te veproje vetegjyqesia.
Edhe nazistet, si kryekriminelet me te medhenj te historise, nuk talleshin me te vdekurit. Kjo, eshte fakt.
Ne, popullin francez, e konsiderojme ne pararoje te demokracise, nga ku mundohemi te marrim shembull, dhe pikerisht ketu, te ndodhe kjo gje, eshte nje turp per francezet dhe nje shembull i keq qe na jepet neve vendeve me demokraci te brishte.
Turp per francezet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.