Daily Mirror: ISIS, tregëti miliarda dollarëshe nga fermat shqiptare të drogës

Postuar në 17 Janar, 2016 12:15

Me titullin e fortë, “ISIS mbërthen rrjetin 4 miliardësh të drogës nga mafia për të financuar fushatën brutale të terrorit”, gazeta britanike “Daily Mirror”, shkruan se xhihadistët po përmbytin Britaninë me kanabis nga fermat shqiptare të drogës.
“Shteti Islamik, po siguron para të thata për fushatën e saj të terrorit, duke kontrolluar fermat e kanabisit dhe duke dërguar drogën në Britani. Kalifati djallëzor ka shtënë nën kontroll operacionet e mafias me vlerë 4 miliardë dollarë për rritjen e marijuanës në malet e Shqipërisë”, shkruan gazeta në numrin e saj të së dielës.
“Avionët privatë dhe anijet dërgojnë tek bosët e drogës në Itali prodhimin me vlerë 4 miliardë dollarë dhe këta të fundit e shpërndajne atë në Europë. ISIS i hyri kësaj tregtie të leverdisshme pasi shërbimet e sigurisë, ndërhynë ushtarakisht në selinë e mafias shqiptare në fshatin kodrinor të Lazaratit”, vijon gazeta britanike.
“Jo vetëm që nuk i dha fund kultivimit të kanabisit, por sulmi policor i 2014 hapi rrugën për ekstremistët që të merrnin kontrollin. Ata tashmë rekrutojnë në atë zonë, shpesh nga vetë radhët e mafias”, shton artikulli.
Shkrimi i “Daily Mirror” bazohet në shumë të dhëna të vjetra dhe përgjithësuese, si për mafian shqiptare, ashtu dhe rekrutimin e xhihadistëve shqiptarë të dërguar në Siri dhe nuk ofron fakte bindëse dhe kokekforta për lidhjen mes drogës shqiptare dhe financimit të ISIS-it.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.