U katandis kokoshi një thelë. Lider i PS-së, nëpunës i qeverisë, lypsar i LSI-së, delirant i Ballkanit dhe një kryeministër i llastuar

Postuar në 16 Janar, 2016 23:15

Tetë faqet e publikuara në "The Economist" për Shqipërinë si "liderrrre e rrrë-formave në Ballkan" rezultoi se ishin thjesht shkrim me pagesë. Me siguri që këtu ka dorë mendja e hollë si e një femre e Endri Fugës, me miratimin e djalit kryeministër, që "penalltinë e gjuan vetë". Me siguri një shembull për të gjitha mediat shqiptare: Edi, do të të përkëdhelin? Do fjalë të mira? Tundi xhixhat dhe do kesh përditë PDF-Shqipërinë që do. Kuptohet si hapësirë pasqyrë ku ti me të tutë të masturbohesh politikisht me sukseset e "korrje-shirjeve" të barit të keq, anembanë Shqipërisë. Njësoj si "Economist" hapësirën tjetër, e pafundme kjo se kështu e ka interneti, e kemi për vete. Po atë mos e lexo si zakonisht. Bëhu burrë, si të thoshte Saliu qëmoti. Ose më mirë: Bëhu pak kapitalist!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.