U hoq fasha 300 kw për energjinë sepse vidhej? Vendoset Blloku për shkallëzimin e çmimit të ujit që rritet

Postuar në 16 Janar, 2016 14:56

Çmimi i ujit do të rritet. Lajmi shumë i mirë që vjen së fundmi shoqërohet edhe me disa hollësi që provojnë paaftësinë për politika të qëndrueshme. “Tema Tv” referon se “sipas metodologjisë së miratuar muajin e kaluar nga Komisioni Kombëtar Rregullator i Entit Rregullator të Ujit (ERRU), tarifimi do të bëhet me blloqe. Rritja e tarifës bllok, do të çojë në dyfishim të pagesës së ujit për konsumatorët që shpenzojnë mbi 45.5m3 ujë në muaj”. Pra përveç faktit që rritet çmimi, po mendohet që çmimi të justifikohet përmes sasisë së konsumit. Ndoshta arsye për këtë është fakti se qeveria nuk dëshiron të deklarojë rritje në bazë të kostove të shërbimit, ndonëse nuk është e qartë se përse përtej një sasie të caktuar konsumi, tarifimi rritet. Çmimi buron nga kostoja dhe cilado qoftë sasia e furnizimit me ujë, kostot janë po ato. Pavarësisht kësaj, vendosja e kësaj metodologjie, na kthen disi pas në kohë, rreth një vit më parë, kur diskutohej çmimi i ri i energjisë. Asokohe, për të shmangur efektin që do të kishte rritja për njësi, u aplikua marifeti i “mesatarizimit”, duke bashkuar dy çmimet e vendosura: poshtë fashës 300 kw dhe mbi këtë fashë. Heqja e fashës u cilësua si politikë me pasoja sociale, por kryeministri në vetë të parë doli e deklaroi mbi një herë se “fasha ishte bërë mburojë e vjedhjes”. Sot metodologjia për ujin na thotë se fasha, tani nën emrin bllok, kthehet për ujin. Githnjë me efektin themelor të rritjes së çmimit dhe asgjë më shumë sesa kaq. Madje edhe për çmimin e energjisë thuhet se nuk u rrit, për shkak se mungojnë aktet nënligjore përkatëse, pas miratimit të ligjit të ri për energjinë. Problemi i shkallëzimit në çmim, nuk është vetëm te fakti i përligjjes së tij, por te mungesa totale e seriozitetit të kësaj qeverie: heqim fashën se është bërë mburojë hajdutësh dhe vendosim çmim të shkallëzuar sepse...kush e di xhanëm?

Comments

Submitted by Ujesjellesi (not verified) on

Shkrimi i mesiperm, eshte konciz dhe i sakte.
Problemi qe shtjelloni, eshte shume shqetesues , dhe ne kurriz direkt te konsumatorit te pa mbrojtur dhe pa alternative tjeter zgjidhjeje.
Mendoj qe opozita, apo shoqata per mbrojtien e konsumatorit, duhet te ngrene zerin fuqishem, duke levizur te gjithe guret, ndac me protesta ( njecike me terezi mbasi u ka dale boja), ndac ne parlament apo ndac duke e cuar ne gjykaten kushtetuese.
Kjo gje, eshte nje aresye e forte, ku mund te kapet opozita, dhe te ngreje zerin deri ku t'i ece.
Tung.

Submitted by Andi (not verified) on

Nuk e di perse risin cmimin kur nuk menaxhojne dot diferencen ndermjet prodhimit dhe shitjes(arketim),sot UKT-janga 1000 litra faturon vetem 300,pjesa tjeter humbet,dhe nga keto 300 te faturuara mbledh 70%.Duhet menaxhim dhe ritje cmimi per te justifikuar paaftesine dhe vjedhjen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.