Ministria e Financave pranon problemet me llotarinë e kuponave tatimorë

Postuar në 16 Janar, 2016 22:46

Pas dyshimeve të ngritura për llotarinë e kuponit tatimor, Ministria e Financave ka përcjellë këtë deklaratë:

 

“Për të sqaruar çdo dritë hije të hedhur mbi përzgjedhjen e fituesve të lojës promocionale të kuponit tatimor, Komisioni I Vlerësimit ndjen të nevojshme të informojë të gjithë pjesëmarrësit e lojës, mbi metodoologjinë e përzgjedhjes së fituesve.

Katëgoria e I dhe e II e fituesve është përzgjedhur në bazë të formulës së aplikuar mbi databasën e vënë në dispozicion nga Posta Shqiptare (shumë e 70% të vlerës nominale të kuponavemë 30% të numrit të kuponave). Komisioni ka çertifikuar të gjithë zarfat në rendin zbritës deri sa nxorri 11 fituesit. Për të gjetur 11 fituesit Komisionit iu desh të kontrollonte mbi 600 zarfa të cilat janë penalizuar për arsye të: 

-Deklarimit të rremë: Deklarimi i vlerës është bërë duke shtuar nga një zero, ngatërresë që shkaktohet nga lekë të vjetra dhe lekë të reja, apo moslexim korrekt të vlerës së kuponit;

-Përfshirja në zarf e kuponave jotatimor, apo kuponavejashtë afatit të lojës.

Dyshimet se si çmimi i madh Znj. Valbona Lleshi është fitues me 130 kupona me një vlerë nominale 7,337,778 lekë është korrekt, kur dihet se vlera maksimale e kasës për të lëshuar një kupon tatimor është 150,000 lekë.

Komisioni i vlerësimit u jep 10 ditë kohë të gjithë pjesëmarrësve të adresojnë ankesat e tyre në adresën: Komisionit të vlerësimit të fituesve;

Shtypshkronja e Letrave me vlerë/ (ish-topografia ushtarake) Tiranë. 

Kategoria e III dhe e IV e fituesve e shpallur live në Top Channel është rezultat i përzgjedhjes rastësorë të aplikacionit informatik të aplikuar mbi databasin e gjereruar nga posta. Komisioni ka vendosur të mos vendosë dorë mbi databasin e postës për të eleminuar zarfat të cilët deklaronin një numër më të vogël kuponash se sa të lejuar pa u verifikuar paraprakisht, për të eleminuar gabimet njerëzore që mund të ishin bërë nga posta.

Shpallja e fituesve do të bëhet pas çertifikimit të 500 zarfave të përzgjedhur nga sistemi informatik, vetëm nëse ato do të përmbushin të gjitha rregullat e përcaktuara në rregulloren e lojës.

Çdo informacion do të publikohet në websitin:www.llotariashqiptare.al.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.