A mund ta ndryshojë nenin 177 trysnia e SHBA-së dhe e BE-së?

Postuar në 15 Janar, 2016 01:17
Eduard Zaloshnja

Kushtetuta e Shqipërisë, në bazë të nenit 177 të saj, mund të ndryshohet vetëm në qoftë se të paktën 2/3 e parlamentarëve bien dakord për ndryshimin e saj. Ata, po të duan, ndryshimin mund t’ia paraqesin sovranit popull për miratim në një referendum, ose thjesht e fusin në fuqi menjëherë pas dekretimit nga Presidenti i Republikës.

Aktualisht, të gjithë deputetët shqiptarë janë dakord (ose kështu deklarojnë nën trysninë e SHBA-së e BE-së) që duhet ndryshuar kushtetuta, por nuk janë dakord se çfarë ndryshimi konkret i duhet bërë asaj. Një pjesë e deputetevë janë dakord (ose kështu deklarojnë nën trysninë e SHBA-së e BE-së) me një version ndryshimesh të përgatitur nga një grup ekspertësh shqiptarë e të huaj (të mbikqyrur e mbështetur nga SHBA e BE) dhe një pjesë tjetër janë për një version të ndryshëm. Dhe duket se këto dy versione nuk do të arrijnë të shkrihen dot në një të vetëm, për të marrë më pas të paktën 2/3 e votave në Kuvendin e Shqipërisë.

Meqë të gjithë deputetët shqiptarë janë dakord (ose kështu deklarojnë nën trysninë e SHBA-së e BE-së) që duhet ndryshuar kushtetuta, le të bien dakord (nën trysninë e SHBA-së e BE-së), që të ndryshojnë fillimisht vetëm nenin 177, duke shtuar një paragraf që do të mundësonte referendumin kushtetues  me dy alternativa, e jo me një, siç është aktualisht.

Me këtë ndryshim të nenit 177, hapet rruga që të dyja versionet e reformës në drejtësi (të cilat nuk duken se do të arrijnë të martohen bashkë në Kuvend), t’i paraqiten sovranit popull në referendum. Në këtë mënyrë, çdo votues mund të zgjedhë në një fletë të thjeshtë votimi alternativën A ose alternativën B, pasi secila palë e deputetëve të ketë sqaruar në fushatë të mirat e draftit të vet dhe të këqiat e draftit tjetër.

Comments

Submitted by Lira (not verified) on

Futja lot I thone kesaj. Nuk jemi kurre ne gjendje te biem dakord per ndonje gje...pale te ndertojme shtet. E gjithe kjo rremuje per drejtesine tregon thjesht se nuk jemi ende te pjekur per te ndertuar shtet sepse nuk dime te bashkepunojme. Secilit duhet ti shkoje e vetja si kalama... perndryshe nuk negociohet

Submitted by BALLKANASI (not verified) on

Kemi mentalitet te theksuar Ballkanas. Sidomos ne, shqiptaret, qe vijme nga nje shoqeri fshataro komuniste, pra, pa pervoje e kulture demokratike perendimore.
Tek ne, dy veta nuk merren vesh me njeri tjetrin, e jo me tre e me shume.
Ne jemi as tremilion banore, dhe kemi 70 parti politike. Ne jemi nje palo shtet, sa as nje komune ne Kine, dhe duam te jemi te gjithe te pare, e jo te dyte.
Tek ne mbizoteron koncepti i KAPIDANIT, pra, diktature e jo demokraci. Njohim me mire drurin pas qafe e kurrizi, se sa fjalen e mencur dhe te paqte.
Prandaj, o miqte tane nderkombetare, (USA dhe EUROPIANE), merreni situaten ne dore, verini ne rresht keta palo politikujte tane (sic thote i nderuari Agim Doci), dhe beni me te miren per kete popull fukara, mbasi po e shohim qe keta qe na drejtojne po na zhysin keq e me keq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.