Abuzimi i OSHEE-së, faturon familjen si të ishte uzinë

Postuar në 15 Janar, 2016 15:45

Lajmet për abuzime nga punonjës të OSHEE-së në faturimin e energjisë elektrike, po nxjerrin në sipërfaqe një problem serioz në administrimin e këtij shërbimi. Sot “Top-Channel” sillte në vëmendje rastin e një qytetari në Bradashesh të Elbasanit, i cili ishte faturuar me rreth 20 mijë kw. Ndonëse OSHEE-ja ishte vënë në dijeni për situatën dhe faturisti u largua nga puna, çështja e qytetarit ka mbetur pa zgjidhje. Problemi nuk është sporadik, por ka përhapje të madhe. Më tej, mosreagimi i OSHEE-së është më shqetësues, pasi është një shërbim shtetëror, publik që prodhon kosto për të cilat do të duhet që mandej të paguajë. Të kujtojmë se drejtuesi aktual i OSHEE-së u shpall si “Administratori i vitit” nga qeveria.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.