Ata që kanë deklaruar se u bënë të pasur nga gratë

Postuar në 14 Janar, 2016 22:55

Edi Rama, Kryeministër, 12 janar 2016:

“Isha pa shtëpi, e më thoshin se ka 200 shtëpi. Pastaj u bëra unë me shtëpi, falë gruas dhe e them me mburrje.”

“Në Majami isha për një vizitë private. Shpenzimet i pagoi ajo që bën bilancet në shtëpinë time, gruaja ime.”

Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit, 5 janar 2016:

“Pronat dhe pasuritë që ka bashkëshortja ime dhe nëna e saj, me të cilën ne jetojmë prej kaq vitesh, janë 7-8 herë më të mëdha se sa dy shtëpitë që ne banojmë në Tiranë dhe Lalëz.”

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë, 15 shtator 2014:

“Dasma ime ishte modeste, nëna ime kishte kursyer për atë ditë. Ceremoninë e dytë e mbuloi familja e nuses.”

Gjin Gjoni, anëtar i Këshilit të Lartë të Drejtësisë, 23 prill 2014:

“Ora që kam në dorë është dhuratë. Vlera e orës është një vlerë normale, që e kam dhuratë nga bashkëshortja ime. Nusja ime ka disa biznese private dhe merr 6 -7 mijë euro në muaj rrogë. Ka deklaruar rreth 50-60 mijë euro rrogë vjetore dhe deklaron një fitim nga vetëm një kompani prej 200 mijë eurosh.”

Aludin Malaj, Kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë, 27 tetor 2015:

“Sot kam të ardhurat e pagës dhe bordeve, bashkëshortja ka të biznesit të noterisë, prindërit e mi të bizneseve të tyre. Nuk është disfatë e madhe të jesh fëmijë i dy prindërve shembullorë. Më kanë bërë të mos jem i varur asnjëherë prej njeriu dhe të mos i bie në qafë njeriu"

exit.al

 

 

 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.