PD sulmon hapur Top Channel për servilizëm ndaj Edi Ramës

Postuar në 12 Janar, 2016 21:12

Partia Demokratike ka reaguar me një njoftim për shtyp ku akuzon televizionin kombëtar Top Channel për dezinformim dhe servilizëm ndaj Edi Ramës. Selia blu thotë se informacioni për mospjesëmarrjen e opozitës në tryezën e reformës në drejtësi është përgatitur në zyrat e qeverisë.

“Në mënyrë të përsëritur redaksia e lajmeve të Top Channel, duke dëshmuar servilizëm të verbër në shërbim të Edi Ramës dizinformon rreth qendrimit të opozitës për reformën në drejtësi. Sot kjo redaksi ka shpërndarë një mashtrim të gatuar në zyrat e propagandës qeveritare lidhur me mospjesmarrjen e opozitës në komisionin parlamentar të reformës në drejtësi. Asnjë shërbim i porositur nga Edi Rama nuk mund të zbehë apo dizinformojë mbi vendosmërinë e opozitës për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe as për vullnetin e saj për të mos lejuar kapjen politike të drejtësisë nga Edi Rama dhe qeverisja e tij e korruptuar dhe kriminale”-thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.