Ka shtet: Arrestohet për kasolle bagëtish pa leje

Postuar në 13 Janar, 2016 19:01

Një qytetar është arrestuar pasi siç bëhet e ditur po përpiqej të ndërtonte një kasolle pa leje. "Sipas njoftimit të Policisë, 80-vjeçari J. S. ishte duke ndërtuar një kasolle për bagëtitë, por nuk kishte marrë leje për të. Ndaj, i moshuari është arrestuar nga Policia për ndërtim të paligjshëm", njofton policia. Në kohën kur akuzat për vjedhje e përgjime kanë mbytur ekrane e media, policia arreston dikë për kasolle pa leje. Nuk dihet se sa është dëmi i vlerësuar që ka shkaktuar ky shtetas dhe sa ditë do të rrijë në burg me shpenzime shtetërore, pa llogaritur shpenzimet e gjyqit. Me siguri që kjo mund të dalë në fund kasolle me pesë yje.
http://www.panorama.com.al/policia-arreston-te-moshuarin-per-kasollen-pa...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.