Guvernatori Sejko: “Ende nuk kemi vendosur për lehtësimin sasior. Ka tepricë likuiditeti, por duhet transferuar në ekonomi”

Postuar në 13 Janar, 2016 20:44

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka dhënë sot një intervistë për Top-Channel ku ka folur për rolin e bankës në këtë situatë të vështirë. Sejko ka theksuar se pritmëritë për vitin 2016 janë të larta, si në rritjen ekonomike, ashtu edhe në ruajtjen e nivelit të investimeve. Po kështu, Guvernatori ka sqaruar disi edhe planin e Bankës së Shqipërisë për ndërhyrjen në treg me anë të mekanizmit të lehtësimit sasior. “Lehtësimi sasior për herë të parë është aplikuar nga Banka Qendrore Amerikane. Ne kemi një situatë më specifike pasi bankat kanë tepricë likuiditeti, pra nuk është se kanë nevojë për likuiditet. Sfida është për ta transferuar këtë likuiditet nga sektori i financiar në ekonomi. Nuk kemi dalë akoma me përfundime, jemi duke bërë analiza. Në momentin që do të gjykojmë se do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë, qoftë me lehtësim sasior, që unë e shikoj pak më të komplikuar sepse nuk ka nevojë, qoftë me mekanizma ose instrumenta të tjerë përmes mekanizmave financiarë për të mbështetur kreditimin dhe investimet. Kjo do të bëhet e qartë kur të dalim me një përfundim, por nuk kemi përfunduar ende. Jemi në proces analizimi”, tha Sejko.

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=317155#k1

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.