NASA krijon një Task Force për monitorimin/identifikimin e objekteve qiellorë që kërcënojnë të përplasen me Tokën

Postuar në 12 Janar, 2016 03:18

NASA, agjencia amerikane e hapësirës, ka zyrtarizuar së fundmi krijimin e një Task Force për monitorimin e trupave jashtëtokësorë që i afrohen Tokës. Është akorduar edhe një buxhet i rritur për këtë që nga viti 2010 e mbrapa, buxhet i cili shkon në $50 milion, nisur kjo edhe nga rasti i meteorit të Chelyabinsk në Rusi në vitin 2013, i cili hyri papritur dhe pa u detektuar në atosferë.

Kërcënimi nga asteroridët pranohet kështu si i madh dhe për këtë që nga janari i këtij viti një zyrë e quajtur Zyra Koordinuese për Mbrojtjen Planetare  do të jetë përgjegjëse për identifikimin e Objekteve që i Afrohen Tokës. Aktualisht janë 1 500 objekte të tillë që janë regjistruar në një bazë të dhënash, por siç raportohet, NASA synon që të identifikojë 90% të objekteve që janë në përmasën e një fushe futbolli, apo edhe diçka më e madhe. Ky hap kërkon edhe zhvillimin e teknologjive të përshtatshme për devijimin e objekteve që janë kërcënuese dhe rrezikojnë të godasin planetin tonë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.