Nishani zbulon skenarin e Ramës për Reformën në Drejtësi

Postuar në 11 Janar, 2016 09:43

Presidenti Nishani është i shqetësuar për korrupsionin në politikë. Ai ka paralajmëruar një skenar sipas të cilit maxhoranca do të kërkojë të miratojë pa konsensusin e opozitës ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Në një intervistë për Panorama Presidenti është shprehur se maxhoranca nuk i ka e vetme votat dhe për këtë arsye reforma mund të miratohet me ‘blerjen’ e votave të disa deputetëve të Kuvendit.
“Me shqetësim po shoh se ka një skenar për të bërë ndryshime kushtetuese vetëm me votat e maxhorancës. Por votat maxhoranca nuk i ka. Atëherë ku do të gjenden votat e tjera që kjo të bëhet fakt i kryer? Do të merren nga deputetë të veçantë të opozitës? Si do të merren? Përmes korruptimit të tyre? A mund të shëro- het sistemi i drejtësisë me një proces që themelohet përmes korrupsionit? Pra, kushdo që na thotë se kjo nuk është një reformë politike, por çështje ekspertësh, në të vërtetë nuk do që kjo reformë të ecë përpara dhe të realizohet”- thotë Nishani.
Sipas tij Reforma në Drejtësi duhet të diskutohet në nivel politik dhe jo nga ekspertët, të cilët uk mund t’u japin zgjidhje problemeve të ngritura nga Komisioni i Venecias.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.