Doli prapë

Postuar në 11 Janar, 2016 14:21

Pas disa ditësh mungesë në ekrane kryeministri Rama u shfaq sërish për të prezantuar një tjetër sfidë me të cilin po përballet qeveria e tij, atë me mjedisin. U duk se heshtja e këtyre ditëve kishte të bënte me një reflektim ndaj kritikave për daljen e shpeshte të tij në media, por rishfaqja e tij tregon se kryeministri i mbetet besnik modelit të tij të komunikimit me publikun për gjithçka që lidhet me qeverisjen. Ai foli për sfidën e mbrojtjes së mjedisit, duke paralajmëruar ndërhyrje radikale për të ndalur zhvilimin kaotik që ka lënë pasoja negative më mjedis. “Për ne është një sfidë e dyfishtë, e para është ajo e ndryshimit të klimës që na prek dhe e dyta sfida shqiptare e erozionit të shkaktuar nga dora e njeriut. Kjo është pasoja e gjithë atij zhvillimi kaotik në 25 vite të bazuar në ndërtimtarinë kuturu duke shfrytëzuar si material ndërtimi të ardhmen dhe duke marrë borxh atë që s’mund të merret borxh kurrë, për të ndërtuar sot për sot. Edhe toka është një organizëm i gjallë”,- tha Rama. Kryeministri theksoi se qeveria e tij është e vendosur për dy ndërhyrje madhore kundër prerjes së pyjeve, moratoriumin 10-vjecar dhe paketën e ndëshkimit të krimit mjedisor. “Moratoriumi është një kërkesë që nuk vjen sot. Por është një kërkesë që sot nuk mund të refuzohet më nga ligjvënësit e Shqipërisë. Është në parlament dhe ne presim me padurim hapjen e sesionit të ri për të miratuar moratoriumin, për të cilin na është dashur të diskutojmë pafundësisht me grupe interesi që preken nga kjo masë drastike, por edhe me deputetë, të cilët për një arsye apo për një tjetër i janë kundërvënë moratoriumit. Garanton shfrytëzimin e pyjeve me kritere të përcaktuara, përmes një kontrolli shumë rigoroz që do të kryhet nga Ministria e Mjedisit.”- deklaroi Rama.

Comments

Submitted by SYMADHI (not verified) on

Eshte bere si LYMI I TUTIT, ne vaktit - i thone Tironcit e vjeter.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.