Nishani: Problemi më i madh është kapja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga politika

Postuar në 30 Tetor, 2015 08:48

Në një intervistë në “Top Story” me gazetarin Sokol Balla, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani duke folur për reformën në drejtësi, tha se drafti i komisionit të posaçëm ka propozime që bien ndesh me Kushtetutën, duke krijuar precedentë të rrezikshëm.  “Më shqetëson ekzistenca e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Problemi im më i madh është te kapja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga politika. Edhe thirrjet e kryeministrit janë problem për mua, reforma s’mund të bëhet me thirrje dhe deklarata. Jam plotësisht dakord që kemi nevojë për një reformë shumë të thellë, por me propozimet që janë bërë nga komisioni i posaçëm, bëhet zhbërja e drejtësisë, mbyllja e sistemit të drejtësisë dhe kthim të tij në pjesë të administratës publike. Së pari, në mënyrë ultimative kërkohet që në Kushtetutë të vendoset një nen që ligjet që do miratohen nga Kuvendi të mos shpallen antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese” u shpreh Nishani. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.