“Top-Channel” kalon nën drejtimin e presidentes Vjollca Hoxha

Postuar në 08 Janar, 2016 22:11

“Top-Channel” ka zyrtartizuar sot ndryshimet që përfliteshin prej kohësh.  Përmes një njoftimi të publikuar në faqen online, TCh njofton se në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm që nga sot do të jetë Presidentja e kompanisë “Top-Media”, Vjollca Hoxha.  “Ky vendim ka ardhur pas largimit të drejtorit të mëparshëm, Enkelejdi Joti, i cili qëndroi në këtë pozicion për më shumë se një dekadë.  Top Channel dhe Top Media falenderojnë zotin Joti për kontributin e tij gjatë kësaj periudhe në pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të kompanisë.  Top Channel ndërkohë hap një faqe të re dhe të shumëpritur nga shikuesit e tij të shumtë, si televizioni më i ndjekur i shqiptarëve, tashmë nën drejtimin e drejtpërdrejtë të presidentes së Top Medias, zonjës Vjollca Hoxha”, thuhet në njoftim. Po kështu disa media kanë njoftuar se është larguar edhe drejtori i Programcionit Adrian Proko.

Lëvizjet e fundit i japin fund një periudhe drejtimi  të këtij televizioni që zë fill që me themelimin nga Dritan Hoxha. Në këtë pikëpamje ndryshimi do parë me pozitivizëm, pasi ndihej që TCh kishte hyrë në një moment monotonie dhe pa kapacitetet krijuese që pati në vitet e para të transmetimit. Bie në sy se deri më tani lëvizjet kanë prekur nivelin e lartë të drejtimit dhe jo stafin e gazetarëve që hyjnë kështu në modelin e njohur të medias shqiptare, ku pronari është edhe drejtues. Eksperimentimi i TCh me delegim kompetencash dhe shpërndarje të përgjegjësive erdhi në finale dhe këtu meritojnë vëmendje disa elementë: së pari drejtuesit e televizionit u prezantuan në botën mediatike shqiptare vetëm me themelimin e këtij televizioni dhe ndoshta me ndonjë përjashtim nuk kishin përvojë të mëparëshme.

Së dyti , kjo ndarje pune, nuk e imunizoi televizion nga perceptimi për rreshtim politik, sidomos gjatë kohës që Partia Socialiste, e posaçërisht Edi Rama, ishte në opozitë. Për rrjedhojë modeli i përzgjedhur nuk solli asnjë ndryshim nga modeli tjetër, i përgjithshëm, ku politikat editoriale, e madje edhe kronika të caktuara, orientohen direkt nga pronari.  

Ndryshimi sjell një efekt edhe në median në përgjithësi, pasi drejtues kaq afatgjatë kanë shansin dhe privilegjin që të provojnë sfidat e tregut, njësoj si gazetarë të dikurshëm të TCH që janë larguar nga ky televizion. 

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Urime e pune te mbare.
Te shpresojme per me te miren.
Suksese.

Submitted by D. Cano (not verified) on

Drejtuesit e mbetur pas vdekjes se Tanit, ndryshuan prioritetet. Per ta erdhi momenti te kthehej timoni drejt fitimit , jo ruajtjes se cilesise . Largimi i figurave profesioniste ,per te cilat TAN HOXHA ishte investuar per ti afruar ne tv e tij, dhane shenjen e pare se po keqmenaxhoheshin burimet e brendshme krijuese te TCH, te cileve , pas largimit, ne menyren me qesharake dhe te panjohur ne boten e zhvilluar mediatike perendimore ju mbylleshin te gjitha dyert ne shenje hakmarrjeje qorre duke mos i ftuar edhe ne pervjetoret e televizionit . Jo se kjo perben ndonje rendesi te madhe por tregon per mentalitetin izolues dhe provincial te drejtuesve driteshkurter . Nje nga celsat e suksesit te ketij tv ishte te qenit ne opozite me pushtetin. Kjo rrit shkueshmerine dhe besimin e publikut. Ndryshimi i menjehershem i ketij qendrimi pas qershorit te 2013 e shemtoi tv , e beri te pashikueshem , e zbuloi ne thelbin e vet. Nje deshtim i plote FIX FARE. I pashikueshem. I pashprese tashme. Nje Alban Dudush i lodhur, pa nerv , pa ide , pa elokuence. Pa shkelqim. Mengjesi drejtohet nga i njejti pofil gazetari. I merzitshem sa nuk behet. Une nuk e di se me cfare mund ti mbaje shikuesit prane ekranit Eno Popi. Nderkohe qe larguan endri xhafon i cili prodhoi nje program mengjesi te shkelqyer ne alsat. Programin e pasdites e prodhojne vazhdimisht e me medioker. E diella humbi njehere e mire audiencen pas ikjes se Krastes. Portokallia ka kohe qe hiqet zvarre edhe pse nje format i dashur. BB duhej te ishte mbyllur me kohe. Arbana e konsumuar dhe e mbivleresuar aty brenda nderkohe qe eshte nje prezantuese me status te vogel. Cte them per Ledionin. Do te rritet dhe per kete nuk ka faj por nuk mundet. E megjithese te gjitha keto dihen e megjithese audienca vinte ne renie, drejtuesit nuk reflektuan as nje sezon te vetem per te reaguar ne menaxhim e vizion. I vetmi shqetesim i tyre ishte te perfitonin cte mundnin tani qe ju erdhi Rama ne pushtet. lajmet i drejton nje nga gazetaret me pa vlere . Kol Balla duhej te kishte mbyllur prog ca kohe. Mbyllja e Shqipit ishte i vetmi veprim i duhur. Mungojne programe elitare. Mungojne programe per femijet. Mungon kultura ne programet kulturore. Mungon prestigji ne figurat qe ju kane mbetur. Mungon motivimi i stafit qe mban gjalle krijmtarine dhe frymen e bashkepunimit. Mungojne idete. POR, Vjollca nuk do te mundet te beje asgje e vetme. Tani fillon nje sfide per te dhe televizionin qe mund te sjelle ndryshim e permiresim por mund te shkoje edhe drejt degradimit te shpejte. Vjollca , pervec se gruaja e Tan Hoxhes nuk perfaqeson asgje qe jep siguri e garanci per sukses. Vetem intuita per te degjuar njerezit e duhur mund ta shpetoje. Dhe dashuria per vepren e Tanit, sigurisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.