Banka Botërore parashikon rritje të zbehtë ekonomike

Postuar në 07 Janar, 2016 20:26

Banka Botërore vlerëson se rimëkëmbja e ekononomisë shqiptare do të jetë e ngadaltë dhe rritja ekonomike nuk pritet të kalojë mbi 3.5 për qind as për tre vitet e ardhshme. Parashikimi pesimist vjen në raportin e fundit mbi Prespektivën e Ekonomisë Globale.
Sipas raportit për këtë vit, vlerësimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë është ulur në 3.4 për qind nga 3.5 që ishte parashikuar disa muaj më parë. Por më shumë se korrigjimi i lehtë me ulje për këtë vit, shqetësimi më i madh mbetet parashikimi për rritje mediokre thuajse në të gjithë horizontin afatmesëm.
Sipas dokumentit, rritja ekonomike e Shqipërisë do të fiksohet në 3.5 për qind për 2017-ën dhe 2018 ndryshe nga pritshmëritë e qeverisë, që pretendon se rritja do të kërcejë mbi katër përqind që vitin e ardhshëm. Së bashku me FMN, Banka Botërore është duke e asistuar Shqipërinë në ndërtimin e një axhende të re ekonomike përmes ndihmës në disa sektorë kyc si energjia, financat apo mbrojtja sociale. Por vlerësimet e reja dhe zhvillimet e fundit zhgënjyese në ekonominë globale, paralajmërojnë se edhe vitet e ardhshëm do të jenë të vështirë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.