Në prag falimenti 3960 biznese, tatimet shpallin mbledhjen me forcë të detyrimeve

Postuar në 06 Janar, 2016 09:30

Gjatë vitit të kaluar 3960 subjekte u përfshinë në listën e zezë të tatimeve për shkak se nuk kanë paguar në kohë detyrimet tatimore. Me përfshirjen në këtë klasifikim ndaj këtyre bizneseve nis mbledhja me forcë e detyrimeve dhe u konfiskohen pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, bëjnë të ditur burimet zyrtare të tatimeve.
Totali i bizneseve që nuk kanë paguar tatimet dhe taksat në afat arriti 14,999 në fund të dhjetorit 2015. Bizneset e përfshira në këtë listë gjatë vitit të shkuar zunë 26 për qind të totalit. Vetëm në muajin dhjetor 372 subjekte nuk përmbushen në afat pagesat tatimore, shumica e tyre me aktivitet ne Tiranë.
Lista e zezë e tatimeve nisi të publikohej me 21 nëntor të vitit 2009 dhe publikohet nga Administrata tatimore ccdo vit. Më këtë listë tatimet njoftojnë se kanë vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.
Njoftimi bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.