Tirana nën drejtimin e të majtëve: Edhe tre parkime me pagesë, si dhe një taksë që përforcon ndarjen “brenda dhe jashtë Unazës”

Postuar në 05 Janar, 2016 16:09

“Ky investim që ka 1342 vende parkimi në total, do të japë mundësi të rritura për qytetarët e Tiranës për të parkuar në një zonë që është mjaft e kërkuar. Afati i punimeve nuk është shumë i gjatë, ndaj besoj se nuk do të jetë e largët koha ku parkimi të jetë i hapur për çdo qytetar”, tha Arbjan Mazniku, nënkryetar i bashkisë së Tiranës.

Në fund të mandatit të vet në Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha refuzoi, bashkë me votën pro të socialistëve, që të jepte me konçesion parkimet publike të Tiranës. Sot, Bashkia ka vendosur që krahas konçesionit të parkimit nëntokësor te Parku “Rinia”, edhe parkimet publike do të jenë me pagesë. Mënyrën sesi do të veprohet për pagesën e ka shpjeguar nënkryetari i Bashkisë, Arbjan Mazniku. “Zonat në një rezidencë të caktuar, janë të rezervuara për rezident dhe ai më pas duhet të gjejë një vend që është vend parkimi me pagesë, po jo në vendet e rezidentëve. Ka hapësira mjaftueshëm për qytetarët për të parkuar në një zonë tjetër që nuk është zona e tyre rezidenciale. Tarifa është vendosuyr me vendim të këshillit bashkiak, me 100 lekë”, tha Mazniku(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=316564&fundit). Me fjalë të thjeshta: në lagjen tënde nuk të marrin lekë. Në vijim Bashkia do të ndërtojë edhe tre parkime të tjera publike me pagesë, ndonëse asgjë nuk ndalon që nesër edhe këto të jepen me konçesion, sipas parimit: Kjo ishte loja.

Por të majtët kanë vendosur që të aplikojnë edhe një taksë të shkallëzuar të ndikimit në infrastrukturë, duke cikluar në paketën fiskale të Bashkisë një ndarje rezidenciale që përligj ato diferenca sociale që tanimë janë të qarta. Thotë i majti Mazniku: “Kjo taksë ishte tashmë në nivelin 2-4 % të vlerës së invsetimit, që është një vlerë në bazë të referencës realisht të ulët. Kjo do të thoshte që një ndërtues që ndërtonte në një zonë të rëndësishme të qytetit, dhe një ndërtues në periferi, pavarësisht se ndërtonin në dy zona shumë të ndryshme dhe kishin ndikim të ndryshëm në infrastrukturë pagonin një shifër të ngjashme. Taksa e re është e vendosur në referenë të çmimit të referencës me të cilin shitet prona në këtë zonë, që është dhe një indikator i mirë i ndikimit real në infrastrukurë”.  Kjo taksë e rrit koston e ndërtimit në një zonë në qendër të Tiranës, duke diktuar kështu riorientimin e blerjve të apartamenteve nga kategori të ndryshme sociale. Nuk ka asgjë të keqe në ndarjen të pasur të varfër, por ngjan si e pazakontë që kjo të stimulohet nga të majtët, apo nga ata që bërtasin se janë të tillë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.