60 mln dollarë dëme në 2015 nga skemat mashtruese në konçensione, tregun e karburanteve dhe farmaceutikës

Postuar në 04 Janar, 2016 12:33

Në plot 60 milionë dollarë llogaritet dëmi që i është shkaktuar shtetit shqiptarë në 2015 nga skemat mashtruse në në tregun e karburanteve, farmaceutikës, konçensioneve dhe ndërtimit. Prokuroria shqiptare ka përfunduar hetimet dhe ka evidentuar personat përgjegjës në disa skema mashtruese, ku përmenden emra të njohur si Kastriot Ismailaj, Franncesko Beketi apo Ardian Xhillari

Në muajin Tetor 2015, Prokuroria e Tiranës zbuloi një skemë mashtruese me rimbursimin e fondit të ilaçeve, në vlerë rreth 2 milionë euro. Në krye të kësaj skeme dyshohet se është drejtuesi i kompanisë farmaceutike “Omega Pharma”. Kjo skemë ishte në vijim të një hetimi të nisur më parë gjatë vitit 2015, gjatë të cilës është evidentuar edhe një rast tjetër skeme mashtruese, për të cilën tashmë janë dërguar për gjykim disa zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor dhe administratorë farmacish.

Në muajin Dhjetor 2015, Prokuroria e Tiranës  përfundoi hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy skema shumë të mëdha financiare, të shtrira në disa vite. Fillimisht, është dërguar për gjykim skema “DIA-ADC”, dy kompani me administror Kastriot Ismailaj, me vlerë rreth 10 milionë euro. Në vijim, Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për një tjetër skemë mashtruese, “KGE”, me vlerë rreth 40 milionë euro, për të cilën akuzohen shtetasit Francesko Beketi dhe disa bashkëpunëtorë të tij.

Në muajin Dhjetor 2015, Prokuroria e Fierit zbulon një skemë mashtruese financiare në tregun e karburanteve, me vlerë shmangieje detyrimesh ndaj shtetit rreth 2.5 milionë euro. Për këtë skemë konsiderohet përgjegjës administratori i kompanisë “Tea Oil”, Adrian Xhillari. Për këtë skemë, aktualisht janë të arrestuar edhe disa ish-zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, përfshirë ish-zv.drejtoreshën e Përgjithshme, të dyshuar se me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë toleruar realizimin e kësaj skeme.

Po në muajin Dhjetor 2015, Prokuroria e Tiranës zbulon një tjetër skemë financiare, kësaj radhë në tregun e lojëravë të fatit, me një dëm ndaj shtetit në vlerë mbi 1 milionë euro. Për këtë skemë, konsiderohen përgjegjës shtetasit Ndoj dhe Paulin Preçi, administratorë të kompanisë së lojërave të fatit “Saturn Games”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.