52% e gazetarëve në Shqipëri janë femra

Postuar në 04 Janar, 2016 19:49

Një studim, siç e quan “shqiptarja.com” i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës ka konstatuar se media në Shqipëri dominohet për nga femrat. Kjo në kuptimin e numrit të gazetareve të cilat përfaqësohen me 52% të të gjithë numrit të plotë të gazetarëve dhe reporterëve(http://shqiptarja.com/Media/2710/nj--grua-n--karrier---flasin-gazetaret-...).

Nëse këtë të dhënë do ta marrim si faktor aktiv në cilësinë e medias së sotme, nuk dimë se ç’përfundim të nxjerrim? Sot media shqiptare kritikohet, akuzohet nga të gjithë për paaftësi, keqraportim, anshmëri, korrupsion dhe deri edhe injorancë. Dikush ka folur edhe për këneta, ndonëse siç dihet thithlopat e këtij vendi popullojnë institucionet në drejtimin e tyre.

 A mundet të ekstrapolojmë nga ky studim për ndikimin që ka pjesëmarrja e femrës në vendimmarrje edhe në fusha të tjera? Fusha më e afërt është politika ku prej disa vitesh zëri i politikaneve femra, e shpesh edhe ulërima, është ndjerë më fort se më parë. Në politikë ka disa modele, por vështirë të thuhet ende se në Shqipëri ka një model të politikanes femër që konkuron atë të mashkullit. Kjo për shkak të nivelit të vendit tonë, por edhe asgjësimit që kultura politike u bën edhe atyre shprehive poizitive që dikush mund të ketë si njeri apo si profesionist. Gjithsesi pjesëmarrja e femrës në media në një numër kaq të madh është sa shenjë e mirë, aq edhe dëshmi se në këtë sektor konkurenca nuk ekziston. Nuk ka nevojë të lexosh studimin për të ditur faktin se femrat kryesisht janë reportere dhe shumë pak prej tyre janë në drejtim. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.