Blair, Londra i ndalon abuzimin me privilegjet zyrtare: Nuk përfaqëson qeverinë tonë

Postuar në 03 Janar, 2016 13:52

Gazeta “The Telegraph” shkruan sot se qeveria britanike ka urdhëruar të gjitha ambasadat e saj që të mos lejojnë qëndrimin e ish-ministrave apo ish-kryeministrave në rezidencat diplomatik, as edhe të shërbehen me burimet e tyre, në mënyrë që të shmanget ideja se këta njerëz përfaqësojnë zyrtarisht Britaninë e Madhe.  Rast tipik ilustrues është ish-kryeministri Tony Blair, një udhëtar i madh i kohës sonë, i cili prej kohësh ushtron aktivitet lobimi për interesa private. Gazeta thotë se Blair është shërbyer nga disa ambasada britanike si ajo në Tripoli, në Tiranë, apo në Shkup edhe më informacione diplomatike sidomos gjatë udhëtimeve të tij drejt Kinës. Urdhri i fundit e ndalon më këtë keqpërdorim, i cili duhet thënë se në vende si Shqipëria ndikon edhe në lojërat e vockla politike, sa kohë që një vizitë krejtësisht private dhe në bazë të një kontrate shitet si përkrahje e vendit që dikur Blair përfaqësonte. Nisur nga kjo do pyetur: në cilën cilësi foli Tony Blair para Parlamentit shqiptar më 2013? 

http://www.telegraph.co.uk/news/politics/tony-blair/12078659/Tony-Blair-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.