Parku “Rinia”/Parkimi nëntokësor jepet me konçesion për 30 vjet

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 13:30

Parku “Rinia”, një sipërfaqe e tij, është dhënë dje nga Bashkia e Tiranës me konçesion për 30 vjet. Këshilli Bashkiak ka vemdosur dje të miratojë projektin e paraqitur nga kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ndonëse vetëm me votat e mazhorancës. “Ne të kemi paralelisht me punën shesh edhe punën te Parku Rinia për një parkim nëntokësor, i cili pas investimit kthehet në shesh dhe ka vetëm një hyrje dhe dalje për makinat. Ky rikonfirmim nga këshilli është i nevojshëm sidomos kur kemi arritur të negociojmë edhe një ofertë më të mirë sesa ishte rezultati i koncesionit, pra nga 10% e fitimit bashkia merr 15% dhe në vend që të kthehet ky investim për bashkinë në 35 vjet, do të kthehet për 30 vjet”, tha Veliaj. Anëtarët e opozitës në këshill kundërshtuan duke u shprehur se ai favorizion një nga klientët e qeverisë aktuale. “Një projekt disa miliona eurosh të cilat ne nuk i kuptojmë arsyet se pse po i bëjmë me koncesion në një kohë kur para një muaji u krijua agjencia e Tirana Parking. Atëhere nëse ne jemi duke krijuar agjenci njëra pas tjetrës pse po i japim me koncesion parkingjet e Tiranës. Koncesion i cili ka edhe dyshime në bazën juridike. Komisioni i Miratimit të Ministrisë së Ekonomisë nuk ka dhë një dritë jeshile për këtë koncesion. Pra do të thotë që ka një boshllëk i cili duhet mbushur”, tha përfaqësuesi i opozitës, Akil Kraja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.