Papa Françesku viziton Kosovën para shenjtërimit të Nënë Terezës

Postuar në 31 Dhjetor, 2015 15:47

Axhenda e Papa Franceskut për vitin e ardhshëm duket se do të jetë e ngjeshur me vizita dhe ngjarje. Korrespondenti i agjencisë franceze të lajmëve në Vatikan, bën të ditur se në 100 vjetorit të luftës së parë botërore, në përkujtim të masakrave masive, Papa do të vizitojë Kosovën.

Me shumë mundësi ai do të shkojë edhe në Armeni e Francë si dhe do të kthehet në atdheun e tij, Argjentinë. Vizita konsiderohet si historike, edhe per faktin se Vatikani nuk e ka njohur ende shtetin e Kosoves. Ajo parashikohet te zhvillohet para shenjtërimit te Nene Terezes.

Papa Bergoglio vizitoi një vit më parë Shqipërinë, si te parin destinacion te turit te tij ne Europe. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, ai vlerësoi harmonine fetare, si shembull për vendet e ndara nga feja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.