Testim dhe trajnim me pagesë për ngelësit e administratës

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 10:54

Çdo nëpunës civil do t’i nënshtrohet testimit për vlerësimin e njohurive, ndërkohë që në bazë të rezultateve që do arrijë, do të jetë i detyruar të ndjekë trajnimet për njohuri të reja”. Gjithçka përcaktohet në një Vendim të Këshillit të Ministrave, i cili gjithashtu saktëson se pas periudhës së trajnimit parashikohet një testim i dytë, që nëse nuk kalohet me sukses do i kushtojë nëpunësit civil vendin e punës. Sipas VKM-së, çdo nëpunës civil është i detyruar t’i nënshtrohet, periodikisht, testimit paraprak dhe, kur është e nevojshme, procedurës së trajnimit, çdo 4 vjet. Ndërkaq, testimi do të shtrihet në vite të ndryshme, për punonjës të ndryshëm, ndërkohë që lista përkatëse do të hartohet nga Departamenti i Administratës Publike brenda muajit prill të çdo viti. Të përjashtuar nga testimi do të jenë vetëm: nëpu-nësit civilë në periudhë prove, nëpunësit civilë të cilët janë të pezulluar dhe nëpunësit civilë të cilët janë me leje lindjeje. ‘Ngelësit’ Vetëm nëpunësit që janë vlerësuar “jokënaqshëm” do të konsiderohen si jo të përshtatshëm për pozicionin e punës ku janë caktuar. Ata janë të detyruar të ndjekin trajnimin pranë ASPA-s për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë, për një periudhë vlerësimi 3-mujore, nga eprori direkt, si dhe procedurës së trajnimit për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë, pranë ASPA-s. Sipas Gazetës Shqiptare në përfundim të kësaj procedure, nëpunësi duhet të jetë vlerësuar, të paktën me “kënaqshëm”. Këtyre nëpunësve civilë do t’u vihen në dispozicion programi i trajnimit dhe materialet përkatëse, një javë përpara fillimit të tij, ndërkohë që trajnimet do të jenë me pagesë. Pjesëmarrja e tyre në trajnim është e detyrues-hme, në masën 75 për qind. Mosrespektimi i kësaj dispozite sjell skualifikimin nga trajnimi dhe në këtë rast, nëpunësi civil është i detyruar të ndjekë nga fillimi trajnimin përkatës, ndërkohë që me përfundimin e trajnimit, ai do t’i nënshtrohet testimit nga komisioni i vlerësimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.