Të inkriminuarit në Parlament, kryeministri përplas duart në tavolinë, por nuk përgjigjet

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 13:41

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot konferencën e fundvitit me gazetarët. I shoqëruar nga garancia e menaxhimit mediatik, Endri Fuga, kryeministri u është përgjigjiur pyetjeve, disa prej të cilat nuk i priti mirë. U pyet p.sh për inkriminimin e deputetëve, por nuk dha ndonjë përgjigje për përgjegjësitë e tij në rast se vërtetohet se në Parlament do të rezultojnë 19 të inkriminuar.
“- “Zonjushë, nuk ka nëse”, - u përgjigj Rama duke përplasur duart. Por gazetarja këmbënguli duke ia përsëritur pyetjen.
- “Zoti Rama, përderisa duartrokisni, e keni po kaq të lehtë të përgjigjeni”.
- “Përgjigjen time e thashë. Nuk ka përgjigje me nëse…”. Ky ka qenë komunikimi për mediat për këtë çështje. Në fakt nëse nuk dontë kishte problem me përfshirjen e kriminelëve në parlament, për cilën arsye mazhoranca do të detyrohej të miratojë ligjin për dekriminalizimin.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Eshte nje shprehje ne diplomaci, qe, kur flasin armet, diplomacia ka marre fund.
Edhe ne rastin konkret, renia e tavolines, tregon fundin e argumenteve te llogjikes kryeministrore alla edram.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.