SHBA - e preokupuar me vetveten

Postuar në 30 Dhjetor, 2015 17:57
Miodrag Soric

SHBA është një komb i trilluar. Banorët e saj kanë ardhur nga të gjitha vendet e botës në SHBA. Të varfër dhe të pasur, të përndjekur dhe studentë, por edhe analfabetë. Çfarë ironie e fatit, që kandidati me origjinë gjermane për president Donald Trump, i cili kryeson në sondazhe, kërkon që të mbyllen kufijtë për myslimanë dhe amerikano-latinë.

Amerika është një ide: "Para ligjit të gjithë janë të barabartë", theksoi ministri i Jashtëm John Kerry, para pak kohësh.

Pavarësisht se sa mirë tingëllojnë këto mendime, teoria dhe praktika në SHBA dallojnë shumë. Ai që ka para për lobiistë dhe avokatë, është në përparësi. Proceset mund të zgjaten. Ligjet duhet të interpretohen, ligjëdhënësit varen shumë nga donacionet, që do të thotë se mund të influencohen. Ai që nuk ka para, nuk ka as sukses, si për shembull, David Bates, të cilin e kam takuar në Çikago. Ai nuk ka mundur të gjejë një avokat të mirë. Ai është arrestuar nga policia dhe policia e ka rrahur gjatë derisa nuk e pranonte një krim, të cilin nuk e ka bërë kurrë. 11 vite ka qenë në burg, para se të rehabilitohet. Për fat të keq, ky nuk është rasti i vetëm.


Miodrag Soric

Miodrag Soric

Marifete sekrete

Shpesh kam raportuar vitin e kaluar nga Ferguson, Baltimor, Nju Jork, Klivlend dhe Çikago. Ato që kam parë atje dhe në vende të tjera, janë të ngjashme: policë të bardhë, të cilët kanë qëlluar me armë ndaj personave me ngjyrë, janë liruar. Kjo ekziston: një lloj lidhjeje mes kryeprokurorëve, politikanëve të korruptuar, sindikatave të fuqishme të policisë dhe vrasësve në uniforma.

Natyrisht që nuk ka justifikime për protesta të dhunshme. "Por si mund të sensibilizojmë opinionin për racizmin dhe dhunën policore?", thoshte një demonstrues i ri në Ferguson. Ai është rritur në një vend ku jetojnë thuajse vetëm afroamerikanë. Shkollat kanë qenë dhe ende janë të këqija, rrugët dhe dyqanet e zbrazura, nuk ka punë. Policët e bardhë shpërndajnë gjoba për të mbushur arkat e qytetit. Në treg fare lehtë mund të gjesh "nën dorë "armë dhe drogë. Shoqëria është e ndarë në klasa. "Kujt ka, i jepet dhe atij që nuk ka i merret edhe ajo çfarë ka." (Matthäus 25,29)

Mungea e vullnetit

Shumë amerikanë e dinë se nëpunësit e tyre janë të përgatitur dobët dhe fitojnë pak. Por ata nuk duan të paguajnë tatimet më të larta, që kjo të ndryshojë. Shumica e amerikanëve e kuptojnë se më shumë armë do të thotë më shumë dhunë. Por shumë amerikanëpreferojnë të kenë një armë. Gjërat mbeten pra ashtu siç janë.

Ndërkohë që para ka për vendosjen e kotrolleve mbi blerjen e armëve apo për arsimimin më të mirë të afro-amerikanëve dhe latino-amerikanëve. Në dallim nga BE-ja apo shumë vende në ekspanison, ekonomia amerikane po rritet, aksionet dhe çmimet e shtëpive po rriten, bankat janë më të fuqishme se kurrë më parë. Por mungon vulllneti për reforma. Presidenti Barack Obama ka premtuar ndryshime, por ato nuk erdhën. Republikanët dhe demokratët po bllokojnë njëri-tjetrin në Kongres.

Imazh i turpshëm

Megjithatë të gjithë janë të një mendimi: në SHBA nuk do të lejohet futja e refugjatëve nga Siria - me argumentimin se në mesin e tyre mund të ketë edhe terroristë. Në pesë vitet e kaluara kanë ardhur 2.234 refugjatë nga Siria në SHBA. Kur u them amerikanëve se në Gjermani kanë ardhur vetëm në vitin 2015 një milionë refgujatë, shumë prej tyre e mbyllin gojën dhe shohin të turpëruar me sy poshtë. Ndërkohë që Gjermania nuk është fare përgjegjëse për luftën që shkel të drejtën ndërkombëtare në Irak dhe pasojat e saj për vendet fqinje, por SHBA-ja është përgjegjëse.

 

"DW"

Comments

Submitted by aaa (not verified) on

Goditje me spond qenka ky shkrim.
E veçanta ne kte rast esht se nje stil i tille arsyetimi e aritkulimi adresohet ne pergjithsi per njerez injorante e me nivel te ulet. Perdoret gjersisht edhe ne propagandimin e feve, si ajo islame per momentin....
Dhe kur e mendon se kjo shtrese qe bombardohet me kete lloj propagande vjen duke u ntrrash....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.