Një lëvizje brenda oborrit të Parisë

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 19:05

Para disa ditësh, Shenasi Rama, bashkë me dy kolegë të tjerë, njoftuan mundësinë e krijimit të një partie të re, cilësuar prej tyre si një alternativë ideologjike. Në parim nuk ka asgjë të keqe dhe për t’u komentuar negativisht në këtë inciativë: kupa është mbushur dhe patjetër që kërkohen ide dhe rrugë të tjera për vendin. Ndaj kësaj iniciative të ndërmarrë nga një njeri që ka qenë pjesë e zhvillimeve të dhjetorit ’90, po rritet vëmendja në media dhe me këtë rast duhet thënë se, në ndryshim nga iniciativa të tjera, asaj nuk po i mbyllen dyert. Zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme në ndonjë universitet shtetëror e provon këtë gjë, në një vend ku po të flasim me parametrat retorikë të Shenasi Ramës: “Paria vigjilon mbi gjithçka”. Lëvizja, për nga ajo çfarë artikulon, mënyra si operon, koha e hyrjes në veprim si dhe pasoja politike e perceptueshme mund të shihet në tri aspekte:

Së pari, “Rrethi i Ferrit” i Shenasi Ramës artikulon si ideologji shtetin komb, i cili sipas tyre nuk realizohet pikërisht për shkak të interesave të Parisë. “Ne jemi këtu si një forum intelektual që kërkojmë të ofrojmë një diagnozë të gjendjes politike në të cilën ndodhet shteti dhe kombi shqiptar. Ne ofrojmë gjithashtu një alternativë politike e cila gjendet në të gjithë librat tanë. Është një program i mirëfilltë politik... Detyra jonë si intelektual, si njerëz me integritet moral, të cilët e ndiejnë thellë nevojën e shërbimit publik, është që të dalim e t’i themi të drejtën popullit shqiptar”, tha Rama në “Tonight” të Ilva Tares.

Duke injoruar këtu rrethana të tjera, apo faktin se mund të ketë shumë shqiptarë të palidhur me Parinë që preferojnë zgjidhje të tjera më civile,  dhe duke marrë për një moment se ky nacionalizëm nuk është instrumental, po pranojmë për një moment se ai është parimor dhe objektiv strategjik i lëvizjes.  Rrjedhimisht, premisa dhe adresimi i lëvizjes shkon djathtas. Ajo përbën pra një lëvizje që kërkon të rritet djathtas, sadoqë ligjërimi i mëshon idesë së një të tëre. Dhe kur themi djathtas, termat “Pari” dhe shtet komb, synojnë subversionin ndaj mashtrimit të asaj që sipas Ramës me shokë është pseudo e djathtë. Në këto terma ka folur dikur edhe PD-ja, edhe PR-ja, Aleanca Kuq e Zi, por edhe partia e ish-presidentit Bamir Topi.

Këtu vijmë te momenti i dytë: pasoja politike e mundshme e kësaj lëvizjeje dhe koha e hyrjes në veprim. Kushtet e një lëvizjeje të re siç thamë janë pjekur, por parë në raport me zhvillimin politik të Shqipërisë, një lëvizje e re djathtas, realizohet kur mazhoranca e majtë është diskredituar deri në pikën, sa në pushtet e mban akoma vetëm imazhi dhe ngarkesa e figurës së Sali Berishës që qëndron tek e djathta. Po kështu këto ditë, ka paralajmëruar shkëputjen nga koalicioni qeverisës edhe Bamir Topi, një aleat afatgjatë i Edi Ramës. “Jemi siç kemi qenë”, tha Topi, duke apeluar për protesta. Shikoni se çfarë thotë Shenasi Rama në “Tonight”: “Ajo që ne bëjmë dhe kërkojmë mirëkuptim nga ju dhe të tjerët, shprehet më së miri me një krahasim dhe krahasimi është i tillë. Njeriu që konstrukton avionin, nuk fluturon me atë avion. Duhet të jetë piloti ta bëjë atë punë”. Mund të duket spekulative, por ka një koherencë në lëvizjen “ikëse” nga pushteti të Bamir Topit dhe nevojës për një “pilot” që artikulon Shenasi Rama. Dhe siç thotë ky i fundit: “Askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen”, por të gjithë kemi të drejtën të çojmë nëpër mend eventualitetin e zhvillimeve të këtilla. Pasi në politikë ka strategji, por edhe taktikë.

Dhe taktikisht, mund të lexojmë se operimi i Shenasi Ramës dhe forumit të drejtuar prej tij, ka një vijë të qartë. Rama operon prej kohësh në publicistikë, që është paradhoma, e pse jo shpesh drejtuese e mendimit politik, me dy mite: Idealizimi i lëvizjes së dhjetorit ’90 dhe miti i një Parie të Katovicës që kontrollon gjithçka.

Sikurse mund ta marrim me mend të dyja janë të rrejshme. Miti i idealeve të dhjetorit ’90 përgënjeshtrohet nga fakti i gjithëpranuar se lëvizja studentore nisi si fillim si lëvizje për disa kërkesa me natyrë ekonomike. Një provë paraprake e saj, por që u mbyll në mënyrë aksidentale u provua në universitetin mjekësor që në shtator ’90. Kështu që të flasësh për “ideale të tradhëtuara” në një grup studenëtësh, shumë prej të cilëve edhe kur flasin sot reflektojnë defiçenca të mëdha në formim teorik dhe në artikulimin e bazave të ndonjë programi, është diçka e ekzagjeruar. Lëvizja e studentëve ka meritën e inicimit të veprimit, pasi më vonë atë e morën në dorë ata që ishin më të kthjellët politikisht. Por edhe sikur të pranojmë tezën e Ramës, mund të pyesim: çfarë lloj idealistësh janë këta që braktisin pa luftuar idealet e tyre?

Miti tjetër, është ai i Parisë që pas Katovicës ka operuar me dosjet e Sigurimit dhe shantazhin përmes tyre. Që pushteti ka në natyrë forcën rigjeneruese, apo që kapërcimet e mëdha sociale shpesh riciklojnë figura që përndryshe do të duhet të ishin eliminuar, kjo është e vërtetë. Italia e pas Luftës së Dytë Botërore, Greqia e pas luftës së Dytë Botërore, por edhe përfshirja e nazistëve në aparatin shtetëror të Gjermanisë Perëndimore, janë shembuj se pushteti shërbehet me burime njerëzore të cilat në përdorimin praktik nuk i paragjykon siç bën në rastin e propagandës. Por kjo nuk do të thotë se pushteti konservon edhe tiparet e veta.

Për Shqipërinë mund të sjellim për ilustrim librin e Kastriot Dervishit për “Sigurimin e Shtetit”, ku gazetari në fjalë, ish-drejtor arkive në Ministrinë e Brendshme gjatë pushtetit 8-vjeçar të Sali Berishës, shkruan se deri në vitin 1951, qeveria komuniste përdori shumë njerëz të administratës që trashëgoi nga pushteti i vjetër.

Thënë kjo, nuk është çudi dhe nuk ka asgjë konspirative që edhe pushteti komunist i vitit ’90 të ketë patur përgatitje për ndonjë zhvillim. Por asnjë pushtet nuk përgatit largimin e vetes. Dhe asnjë pushtet nuk mund të ketë kontroll absolut. Ky është një leksion që na e mëson edhe Bibla.

Do të duhet të pranojmë se vetë pushteti komunist ishte i fragmentarizuar, me segmente të linjës së ashpër e disa të tjerë më të moderuar. Rrjedhimisht, elementi surprizë që krijon ritmi i ngjarjeve nuk e imunizon atë. Kur vjen puna te shantazhi me dosjet e Sigurimit, këtu Shenasi Rama, operon në mënyrë autoreferenciale. Edhe Sali Berisha fliste për dosjet, por si një nga pushtetarët kryesorë në Shqipëri, ai ka patur akses te to. Pyetja është e thjeshtë: mbi cilën dëshmi dokumentare,  apo provë, Rama, deklaron se “Paria” kontrollon përmes dosjeve të Sigurimit? Nëse kjo është thjeshtë një analizë politike, atëherë jemi në kushtet e një propagande si ajo për “sorrosianët”.

Këto momente kanë rëndësi, pasi lëvizja po prezantohet si diçka e re. Dhe një lëvizje e re do të duhet të shpallte transparencën si devizë: kur flitet për Parinë të flitet konkretisht. Kur flitet për Katovicën të tregohet dokumenti apo “organigrama” e saj, kur flitet për dosjet të na thuhen emra dhe fakte. Pasi jemi lodhur të gjithë me politikën si metaforë dhe si kalendar nënkuptimesh. Dhe kur flitet për parti politike, apo për “pilotë”, do të duhet, njësoj siç ndodh në Amerikën prej nga ku vjen ekipi i z. Rama: Të Zbardhen Fondet. Pasi paraja është çelësi. Natyrisht kohë ka ende.  

Në finale, ajo çfarë mbetet nga ky zhvillim është se tek e djathta shqiptare ka zhvillime që po synojnë të rigjallërojnë ideologjikisht një lloj konservatorizmi. Një zhvillim parimisht pozitiv, por që nuk mund t’i ikë efektit diversiv që krijon. PD-ja ndodhet aktualisht në një udhëkryq moral dhe programor: ajo nuk ofron ende asgjë reale, përveç forcës organizative dhe aftësinë diversioniste dhe prpagandistike që asiociohen me figurën e Sali Berishës. Dhe këto nuk janë për t’u nënvleftësuar përballë një qeverie të mekur dhe mbajtur peng nga Ilir Meta.

Në këtë kuadër lëvizja e Sh. Ramës është e mirëpritur nga PS-ja, pasi asgjë prej atyre që synon ajo, nuk prek rezervatin elektoral të së majtës. Sikur shpesh na e kujtojnë të gjithë, në një popull që jeton në keqkuptim madhor: Shumicë e majtë me elitë super të djathtë, çdo iniciativë e ngjashme, thjesht cenon derivatin dy të PPSH-së, PD-në. Pa prekur në themel sistemin që është ngritur. Një hollësi e vogël, që e “fsheh djallin”: Bashkëpunëtori i Sh. Ramës, Grid Rroji, reagoi me disa akuza ndaj një shkrimi të tij, edituar nga “Mapo” se “Rrethi i Ferrit” godet Metën dhe Berishën. Siç mund të pritej, kemi të bëjmë, deri më tani, me një lëvizje “brenda oborrit të Parisë”.

Re. po

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

E ndoqa me shume vemendje emisionin e Ilva Tares, nuses se PD-se, me trion shqiptaro- amerikane te ardhur tash sa dite ne vendin tone nga"kurbeti".
Ata te tre, shkuan nga u desh qejfi ne Shqiperi. U takuan me ke dshen e me ke s'deshen. Folen si u erdhi per mbare.
Ne te gjithe takimet e bisedat qe ata kane organizuar, verehej tendenca e goditjes se te djathtes ne vendin tone, mbasi ka devijuar nga rruga per te cilen u krijua, si dhe duke goditur ne pergjithesi reformat demokratike qe jane kryer deri me sot ne vendin tone. Ne pergjithesi, duke goditur KLASEN POLITIKE DREJTUESE ne vendin tone. Kjo ishte pak a shume.
Zotit, Shenasi Rama, do t'i thosha qe a ka mundesi, te vini ne Shqiperi, me gjithe dy koleget t'uaj, a me cilindo qe ai t'a mendoje, te rrije ndonje vit minimumi, dhe mandej te na jape mend se si te falim nga kjo situate.
Kur jane larg atdheut, ne emigracion, e sidomos keta qe jane ne Amerike, kujtojne se kane mend me shume
se ne ketu ne Shqiperi. Keshtu kane bere te gjithe, edhe para Shenasi Rames, te gjithe dalin te mencem, por kur vjen puna, e vijne ne ATDHE, behen pula, si puna e Eduard Selamit. Edhe ky, kur ishte atje, ne amerike, na bente artikuj, por sa erdhi ketu, i ra bytha ne uje, dhe i shpeton shurra nga frika kur flet Sali Berisha.
Ne Shqiperi ishte Grid Rroji, bile shef kabineti i Kryeministrit, Sali Berisha. E c'beri ? Nje brime ne uje.
Prandaj, zoterinj shqiptaro- amerikane, mesojeni mire, se sic duket, e keni harruar botekuptimin tone, dhe sidomos te poliikaneve tane. Jemi ngopur me leksione demokracie. Ka ardhur koha per veprim praktik. Nje fjale e URTE e popullit tone, thote qe : " DERRI E DON PLUMBIN BALLIT".
Ju, te dashur lektore, shqiptaro- amerikane, DERRIN e dini se kush eshte.
Pse, nuk e godisni ?
Jemi ngopur me leksione, jo PARIA, jo KATOVICA,jo kjo, po ajo.
Po keni gjunje e bythe te forta, bujrum, hajdeni ketu, po jeni te zotet beni popullin per vehte, dhe merreni pushtetin.
Por, me sa kuptoj, ju doni te merrni parti te gatshme, te blini nje parti. Ka ikur ajo kohe kur edhe partite, shiteshin e bliheshin qe me Nikolle Lesin me shoke, e u doli boja shume shpejt.
Boll shkruajta.
Jeni te mirepritur, ama, me gjunjte t'uaj.

Submitted by Gentian R. (not verified) on

Na hapet barkun me kete termin "E djathta Shqiptare".....po ku dreqin ekziston e djathta ne shqiperi mooooo?????????
Mjafton te shohesh votuesit e mender te djathtes qe te kuptosh qe ne shqiperi e djathta jo qe nuk ekziston por madje ka vdek qe ne 1944.
Edhe atehere jo se ekzistonte tamam, por ata elemente qe kishin nje formim intelektual evropian dhe le te themi kishin krijuar nje ide se cfare perfaqesonte komunizmi per Shqiperine, kishin perqafuar ide te djathta si nje kundervenie ndaj ideologjise komuniste.... Por ne popull ama, ska ekzistuar kurre nje kulture e konsoliduar per te ndare ideologjikisht te djathten nga e majta......
Kshu qe edhe njehere...mos na hapni barkun me kete termin "E djathta shqiptare"....aq me shume kur kujtojme qe kete te djathte e ka privatizuar tash e 25 vite, Sali komunisti.....

Submitted by e ndoqa pa vemendje (not verified) on

E ndoqa pa vemendje kete grupin lokalist shkodran, qe kerkon pas te vjelave te faktorizohet ne politiken shqiptare, pasi te tille ka pasur edhe disa grupe te tjera, si ajo e avokatit Ngjela, veterinerit Topi apo traktoristit Ndoka qe katandisen ne parti qe mund ti nxere nje autobus.
Nuk eshte aspak ashtu sic shkruan ky zoteria qe e "ka ndjekur me vemendje" se selamet e martuar me gazetare socialiste, paskeshin frike nga Berisha. Fakt eshte se keta fare "te djathtesh ekstreme", meazallah se kujtohen qe ti bejne ndonje kritike te nipit te Spiro Kolekes, e gjithe baterite e tyre "te djathta", i drejtojne tek partia demokratike e lideri i saj Berisha.
Shenasi Rama me plot gojen mund te quhet nje dezertor i levizjes demokratike te studenteve, i nisur nga motive egoiste te nje karriere te pamotivuar politike, apo edhe me dyshimn se u zgjodh nga shkodrani tjeter, diktatori i fundit komunist, Rame Alia.
Ashtu si dhe Rama i trete, Edi, edhe Shenasiu nuk ishte vecse nje provokator i futur ne rradhet e levizjes demokratike te studenteve, nga Rama i pare Aliaj. Nuk ishte e rastesishme qe te tre e paraqesin veten si "shkodrane".
A thua te jete e rastit qe Shenasiu kur kerkon te duket kritik me dy Ramet, i cileson "paria", e kur eshte fjale per Berishen, perdor po ato "argumente te dy Rameve te tjere

Submitted by Marsi (not verified) on

Ju qe komentoni ad hominem jeni si ajo socialistja e Beratit, edhe pa drita vetem udheheqesit te mos na prishen. Ju i shikoni gjerat Rama-Meta-Berisha....dhe nuk vendosni asnjehere veten tuaj si synim. per ju eshte me rendesishme e ardhmja e tyre ne raport me njeri-tjetrin se sa jeta e femijeve tuaj. Intervista ishte shume e qarte qe trinomi qe qeveris kane bere udji me njeri tjetrin dhe ju jeni ato delet qe e hani sapunin per djathe.

Po te shahet Rama-Meta duhet te jesh Berishist, pot e shahet Berisha duhet medoemos te jesh zar i Rames. Po me dele si ju s'behet ky vend.

Sa per Grid Rrojin, ndenji as ndenji 6 muaj dhe ja vute vulen direkt... kurse ju qe qeverisni me Meten prej dy vitesh, prej te cilit kemi peshqesh 21 janarin (apo e harruat 21 janarin dhe vrasjen e atyre koke palareve alpine...) nuk ben cudi... pra muti mullar dhe ju merreni me gjilperen ne kashte. sic thote nje parrulle ne rruget e Tiranes, "hani mut, qeras qeveria", dhe ju befte mire.

Submitted by Lulush Salushi (not verified) on

Ti qe ke shkruar keto rreshta (e ndoqa pa vemendje), nga stili dhe frazat qe shkruanm nuk eshte e veshtire per te kuptuar se kush jeni, mbasi ne te kundert do te kishit vene nje lloj emri, apo pseudonimi, por nuk e bere, o i mallkuar qe e ke emrin Sali Berisha.
Te paska hyre, aq shume frika nga burgu, o Sali Berisha, sa lexoke cdo gje qe u shkruaka per ty, e njerezit e tu.
Nga trioja amerikano- shqiptare, nuk do te vije e keqja. E keqja te ka ardhur nga vehtja o Sali Berisha, mbasi do te paguash, ti e femijet e tu, me gjithe KLANIN tend, krimet, vrasjet, vjedhjet dhe tradhetite qe ke bere ndaj ketije vendi.
Ne kete dyrnja, lahen gjynahet.
Pac hijen tende. Zoti te mallkofte ne shtate breza o Sali Berisha.
Ora po te troket. 2016 nuk eshte larg.
Porosit gruan qe te te bleje , ty dhe tet biri. rroba te trasha e te leshta, mbasi do t'ju duhen atje ku do te shkoni.
Fillo lutju zotit, mbase te degjon per te te ndihmuar.

Submitted by Prill a Maj . . . (not verified) on

O Mars, o njeri, po qe se je njeri, ata katee qe u vrane ne 21 Janar nga qeveria e asaje kohe ( pak rendesi ka aresyeja pse u mblodhen ne proteste) nuk ishin KOKE PA LARE ALPINE.
Mund te shkruash c'te te kercase goja, mendja, dora apo bytha, por te ofendosh kater te vdekur, vrare nga qeveria e jote (jo e imja), eshte e pa pranueshme, eshte fyese, nuk eshte njerezore, aspask humane.
Me vjen keq, por nuk futeni ne kategirine e njerezve.
Me teper nuk po ju shkruaj, mbasi nuk marr mundimin te merrem me jo njerez.
Meritoni nje te share, ama, nje te share alla vlonjatce, qe kur ta mendoni per here te dyte, t'a pyesni bythen mire.

Submitted by Marsi (not verified) on

Duhet te jesh shume i ceket qe nuk e kape komentin tim... dhe prandaj s'e kapni lojen qe ben udheheqeja jone. Ato etiketime nuk i thashe me percmim, aspak, ato etiketime i perifrazova nga nje simbioze e thenieve te Metes e Rames dhe kishte nje sarkazem qe nenkupton qe ato persona qe i kane thene ato fjale jane ato qe na qeverisin sot. Kaq. Po mire ai Meta qe qeveris bashke me ramen dhe qe i ka thene keto fjale per ata njerez te pafajshem qe humben jeten per tekat e Rames dhe paranojes se Berishes, po per Meten ke c'thua?

Dhe meqe e nxorre koken qe qenke lab, ju rrofte partia. Ju nuk vini veten para partise.

Submitted by Shkodrani (not verified) on

Per do komentues,

Shqiperi, o vend i mjere,
Qenke mbushur me te dhjere,
Shum te dhjere e ca shkerdhata,
E kan frike driten si nata!

Bojaxhiu e Penicilina,
Burracak bash si mina,
Si mina a miushë,
Breket me hale i kan mush.

Ah, Shqipni e mjera Shqipni,
Kush te mban me sy ne hi,
Sala e Edi, e tjere kodosh
Per plehra, te kan ba kosh.

E qorrat e llapat nuk pushojne,
Sherbtoret, zotni veten kujtojne,
Ah Zot, fali, ma mir mos kjoshin,
Kujtojne se mbrojne zotnite,
Ne fakt mbrojne kodoshin!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.