“Boshatiset” Kukësi. Këtë vit në Shishtavec dhe në Topojan nuk ka klasë të parë në fillore

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 15:40

Ikën njerëzit, u mbyll edhe shkolla. Kjo ka ndodhur në Shishtavec të Kukësit dhe në Topojan madje, ku siç raporton “Top-Channel” këtë vit nuk janë regjistruar fëmijë për klasën e parë. “Sidomos në Shishtavec ka një largim masiv të nxënësve në shkolla. Kjo është një zonë që është e varfër nga ana ekonomike. Janë faktorët ekonomikë dhe pastaj faktorët tradicionalë. Nga kjo shkollë unë mbaj mend që kanë qenë nga dy klasa. Tani klasa maksimale janë të bashkuara e mund të ketë deri në 12 nxënës më e madhja”, thotë një mësues, që citohet nga TCh. Dukuria e largimit nga vendi ka prekur rëndë qarkun Kukës dhe një shqetësim i tillë është ngritur disa herë në Parlament. Kështu edhe qyteti vetë është prekur jo pak: Në bashkinë e Kukësit ku numërohen 267 nxënës të larguar, ndërkohë që ka një kthim të vogël të atyre që u është mohuar azili. “Pavarësisht në kohën që paraqiten, realizohen programe të veçanta për pjesën e munguar dhe ndiqen vazhdimisht nga psikologu. Drejtoritë e shkollave kanë hartuar programe të veçanta për këta nxënës, dhe deri tani janë riintegruar dhe po ecin normalisht në procesin mësimor”, tha Kujtim Ademi, drejtor i DAR-së Kukës. A mund të ketë infrastrukturë të tillë në Kukës për riintegrimin e nxënësve që kthehen në mes të vitit shkollor? Me aq sa shohim që ndodh në Tiranë vështirë të imagjinohet. 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=316245#k3

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.