Loja me zjarrin e Polonisë

Postuar në 29 Dhjetor, 2015 17:34
Bartosz Dudek

Ndoshta nuk është një "grusht shteti i fshehtë", siç pretendon opozita, megjithatë në fakt zhvillimet e fundit në Poloni përbëjnë me të vërtetë arsye për t'u shqetësuar. E vetmja parti në pushtet "Ligj dhe Drejtësi" (PIS) nuk ka as katër javë të plota në detyrë dhe realizon në një ritëm shumë të shpejtë një ligj, që do të ketë pasoja të mëdha në balancën e pushtetit në Poloni. Kështu puna e Gjykatës Kushtetuese, e institucionit që kontrollon përputhshmërinë e ligjeve me Kushtetutën, nëse nuk do të paralizohet, të paktën do të ngadalësohet në mënyrë të konsiderueshme.

Ngut i çuditshëm

Edhe pse disa dispozita në ligjin e ri mund të duken shumë të arsyeshme, të shqetëson sidomos mënyra se si është bërë ligji. Në një çështje kaq të rëndësishme, si formësimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të ketë asnjë nxitim. Vendimet e propozuara duhet të analizohen thellësisht, të konsultohen ekspertët, të punohet për kompromiset. Por asgjë nga këto: Ligji u miratua me urgjencë brenda disa ditësh nga parlamenti dhe do të hyjë ndoshta në fuqi me efekt të menjëhershëm para fundt të vitit. Një vendim demokratik i menduar ka pamje tjetër. Pyetja kryesore është: Përse i duhet PiS riorganizimi i Gjykatës Kushtetuese dhe çfarë pasojash afatgjata mund të ketë ky hap për demokracinë?

 Riorganizimi i Gjykatës Kushtetuese do të forcojë pushtetin e partisë së Kaczynskit dhe do t'i lehtësojë asaj zbatimin e agjendës politike. Kjo përfshin ndër të tjera ristrukturimin e planifikuar të mediave publike në "institucione kombëtare kulturore" të kontrolluara nga qeveria. Kjo do të pasohet me një ligj të ri të shërbimit civil, që do të heqë parimin e paanësisë për shërbimin civil. Qëllimi i madh është revolucioni nacional-konservator, që bazohet te patriotizmi, anti-komunizmi dhe vlerat e krishtera, të shoqëruara nga bamirësitë sociale, si përfitimi ndihmës për fëmijët dhe ulja e moshës së pensionit. Pa Gjykatën Kushtetuese gjoja të dominuar nga opozita, kështu është llogaria, ky proces do të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Një recetë që njihet shumë mirë nga vendet e tjera autoritare.

Pasojat e mëvonshme nuk merren parasysh

Siç ndodh shpesh në vendimet, që merren për pushtet dhe të motivuara politikisht, pasojat e mundshme afatgjata, që vijnë nga dobësimi i Gjykatës Kushtetuese nuk merren në konsideratë: Sepse opozita e sotme në çdo demokraci është qeveria e së nesërmes. Edhe pse shoqëria civile është shumë e fortë në Poloni, të paktën në teori lind pyetja, se çfarë do të ndodhë, nëse pas zgjedhjeve të ardhshme shumicën në parlament nuk do ta përbëjnë liberalët, apo nacional-konservatorët, por e djatha ekstreme? Kush do t'i ndalë atëherë ato? Gjykata Kushtetuese dhe media e pavarur mund të jenë të padëshirueshme për çdo maxhorancë. Ata janë si të thuash siguresat e një sistemi demokratik. Ato janë të pakëndshme, por të nevojshme. Dobësimi apo edhe eliminimi i tyre është një lojë me zjarrin.

 

"DW"

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Ne rast se do te ndodhe tek neve, dijeni mire se, do te veme duart ne koke, dhe do te themi, c'fare i kemi bere perendise.
Ne, jemi popull qe harrojme shume.
Jemi popull qe nuk duam te kemi memorie, megjithese e kemi shume te pasur.
Dhe, ai popull, qe nuk e don memorien ( megjithese e ke te pasur), eshte i destinuar te deshtoje.
Ne rast se ne, si popull, do te mbeshtesim edhe njehere partine ne opozite, dijeni mire se, vdekja si KOMB e si VEND, eshte e sigurt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.