TEC Vlora, dështon edhe tenderi për “Kooperim dhe Mirëmbajtje”. Zhvillohet nga e para vitin tjetër

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 22:11

Një përplasje mes Agjencisë së Prokurorimit Publik dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ka sjellë zvarritjen e procedurës së shpalljes së fituesit të tenderit “Kooperim-mirëmbajtje” me vlerë 470 mijë euro, për TEC në Vlorë. Të paktën kështu raporton gazeta “Shekulli”, sipas së cilës edhe mes kompanive pjesëmarrëse ka patur pakënaqësi. “Më shumë se një muaj më parë, në fillim të nëntorit, Komisioni i Prokurimit Publik për TEC-in e Vlorës shpalli firmën fituese në tenderin ndërkombëtar me objekt kontrate “Kooperim-mirëmbajtje” me vlerë 470 mijë euro, e cila ishte kompania italiane “Power-Tech”. Në fakt, vendimi i këtij komisioni të Agjencisë së Prokurimit Publik ishte i ndryshëm nga vendimi i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të TECit, që kishte shpallur fituese kompaninë gjermane STEAG, e cila mes të tjerash, kishte paraqitur edhe ofertën më të ulët, me rreth 9 mijë euro më pak. Por, pavarësisht kësaj, gara mes dy kompanive që shkoi në APP, pas ankesës së kompanisë italiane, nuk do të mund të ketë fitues real. Procedura nuk përfundoi dhe ajo pritet të rinisë vitin e ardhshëm, çka do të thotë se edhe vënia në funksion e TEC-it do të shtyhet sërish”, shkruan “Shekulli”. “Burime konfidenciale bënë të ditur për “Shekulli” se, arsyeja përse u zgjat procedura ishte fakti se, qëndrimi i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave ishte i ndryshëm nga ai i Agjencisë së Prokurimit Publik, i cili shpalli fitues një kompani, e cila kishte edhe një ofertë më të lartë nga ajo që kishte shpallur TEC-i me ofertë më të ulët, pra kompaninë gjermane STEAG. Pas vendimit të organit më të lartë në shkallën hierarkike, nisi një diskutim për vendimet respektive mes TEC-it dhe Komisionit të Prokurimit Publik që zgjati disa javë. Në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme e KESH-it, që ka në pronësi TEC-in, dërgoi një letër ku njoftonte se nuk ka më fonde në dispozicion për këtë vit, për rrjedhojë duhej të pezullohej çdo procedurë që lidhet me çështje financiare. Afrimi i fundit të vitit kalendarik, çka do të thotë edhe mbyllje e vitit financiar, e përforconte edhe më shumë këtë vendim, për shkak se, çdo veprim i kundërt bie në kundërshtim me limitin dhe kornizat e kompetencave të Programit Ekonomik të TEC-it për vitin në vazhdim”, vijon gazeta(http://www.shekulli.com.al/p.php?id=367680). Rrjedhimisht procedura e tenderimit do të bëhet nga e para “nëse ato do të miratohen nga Këshilli Mbikëqyrës i TEC dhe KESH-i, si pjesë e përpjekjeve për të vënë TEC-in në punë dhe për të bërë një radiografi të plotë të këtij objekti”. Mes firmës ndërtuese dhe shetit shqiptar ka një proces gjyqësor në Arebitrazh, për shkak se vepra nuk është dorëzuar formalisht. Më herët KESH ka njoftuar se do të angazhojë një kompani për të bërë vlerësimin teknik, por edhe për këtë tender ka patur mosmarrëveshje(http://www.respublica.al/content/tec-vlora-100-milionë-euro-për-të-mbetur-jashtë-pune-bllokimi-i-garancisë-20-milionë-euro).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.