Reagim për mosvlerësimin e Bik Ndojës, Frederik Ndoci: “Nëpërkëmbja e tij, vazhdë e genocidit ndaj të krishterëve”

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 00:38

Para disa ditëve  u mor vesh lajmi i trishtuar i vdekjes së këngëtarit të njohur shkodran Bik(Ludovik) Nodja. Pati disa reagime, por këngëtari i njohur Frederik Ndoci, shkruan në profilin e vet në Facebook, se Ndoja u la në harresë për shkak të përkatësisë fetare. Ndoci përfaqëson vetëm veten e vet natyrisht, por kjo qasje po bëhet përherë e më prezente në Shqipëri, ndaj edhe po e përcjellim: “Lamtumire Artisti ma i Madh i Jares Shkodrane. BIK NDOJA…Shkodra Gjakova Ulqini Struga, ndoshta edhe shume shqiptari perlotohen...Sa Kryeministra kaloi ky Kollos, e sa aspak u vleresu? Me neperkembjen qe i ben Ketij artisti, ishte si vazhde e gjenocidit 600 vjecar qe iu be komunitetit te krishter, nga perandoria turke ose shpesh i cituar “vllau trurk”, nga neperkembja e qytetit Tone nga gjenocidi komunist per 71 vjet, per neperkembjen e vetvehtes sone qe ishim opozite ne cdo kohe, pasi shpesh perkrahem antivlerat. Nuk e di sot a do pikellohen ish qeveritaret qe nuk paten mundesi per nje titull -“Mjeshter i Madh” qe nuk e la kush pa e blere ate titull, por qe varferia e ketij kollosi nuk pat ate mundesi ta blinte.Neser do jete shum hipokrizi per ndonje qeveritar qe do marr pjese ne lamtumiren e fundit…familjaret kan humbe dicka sot, por populli i shkodres i mbare kosoves shqiptaret e Malit te Zi,Maqedonise…me siguri qe vertet e kan dashur me sinqeritet dhe se pikellimi i tyre asht vertet i sinqerte. Bik Ndoja- tash do jesh ma i nderuemi artist sepse shpirti yt ne Parajse do ta presin miliona e miliona te varfer te cilet i deshe dhe te deshen aq shum, Me shuarjen tande do shuhet edhe nje game dhe vlere e madhe e artit shqiptar, JARE-ja te cilen askush si ti nuk e levroi per me se 70 vite. Mi fal lotet qe spo me pushojne o Kollos”, shkruan Ndoci. 

http://www.mapo.al/2015/12/frederik-ndoci-shperthen-ne-lote-per-bik-ndoj...

Comments

Submitted by Lec Traboini (not verified) on

Rik Ndoci, mos te flasi kot na si koti. Bik Ndojes, i jane dhene te gjithe titujt e meritat e asaje kohe. Ai, pat marre titullin ARTIST I MERITUAR dhe ARTIST I POPULLIT, keto ishin maksimumi teorik dhe praktik qe mund te jepeshin. Riku, mos te perfitoje nga vdekja e te ndjerit Bik, per te nxjerre perfitime personale, mbasi ai njihet si njeri e artist i deshtuar ne jete.
Perkatesia fetare ketu nyk ka lidhje.
Ne ate kohe, jane bere artista te merituar e te popullit, cdo kush qe e ka merituar, pa dallim fetar.
Me qe po flitet per katolike, jane vleresuar me tituj e ndere ( te asaje kohe) , me shume se te gjithe njerezit e tjere me origjine tjeter fetare
Po te doje Zoti Rik Ndoci, jam gati t'i rreshtoj, me emra e mbiemra, te gjithe artistet shkodrane, me fe katolike, qe jane nderuar me titujt artist i merituar dhe artist i popullit.

Vetem pseudoartistet ai Rik Ndoci, te deshtuar si njerez dhe si artiste, nuk u jane dhene tituj e ndere.
Rik Ndoci, ben mire te mbylle gojen . Nuk kane mbetur katoliket te mbrohen nga RIK NDOci, qe po turperon katoliket.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.