Kryeqytetet europiane në alarm për sulme terroriste gjatë festave

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 22:06

Europa dhe veçanërisht Viena gjendet në situatë alarmi pas informacioneve për sulme të ngjashme me ato të Parisit në periudhën mes Krishtlindjeve dhe Natës së Vitit të Ri.Pas informacioneve për akte terroriste kryeqyteti austriak ëshhtë thuajse në shtetrrethim me forca të shumta policie që patrullojnë si në qendër ashtu dhe në periferi të Vienës.

Në aeroporte janë forcuar kontrollet, pasi ato konsiderohen edhe si pikat nga ku mund të hyjnë elements terroristë.  Gjithsesi edhe pse shërrbimet europiane kanë raportuar për emra konkretë, autoritetet austriake nuk kanëidentifikuar asnjë person që mund të planifikojë sulme terroriste gjatë periudhës së fundvitit.

Një përfaqësues i policisë autriake deklaroi se “nuk e dimë ende nëse bëhet fjalë për persona të vërtetë apo emra të rremë. Nuk kemi qartësuar nëse këta persona ndodhen në Vienë apo diku tjetër në Europë”.

Megjithatë autoritetet kanë shtuar kontrollet jo vetëm të personave që hyjnë në Austri përmes aeroportove, por edhe të bagazheve për lëndë të mundshme shpërthyese që mund të jenë të fshehura në to.Në gjendje gatishmërie janë edhe kryeqytete të tjera europiane, si Berlini, Roma e Madridi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.