A janë njerëzit më të këqij se Çernobili?

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 13:42
Jim T. Smith/Project Syndicate

Rreth 30 vjet kanë kaluar qysh kur aksidenti bërthamor në Çernobil [Ukrainë], dhe komuniteti shkencor është ende debaton për ndikimin që ka rrezatimi i tij në ekosistem rreth centralit bërthamor. Kohët fundit, së bashku me shkencëtarët e tjerë, unë studiova kafshët zonën e ndaluar për njerëzit rreth centralit.
Rezultatet ishin tronditëse: cilido qoftë ndikimi i rrezatimit mbi kafshët mund të jetë, efekti i banimit njerëzor duket se ka qenë shumë më i keq. Ajo zonë ofron një paralajmërim që prania fizike e njeriut në një habitat është shumë më e dëmshme sesa katastrofa mjedisore më e keqe e shekullit të njëzetë.
Ne studiuam kafshë në një hapësirë rreth 2200 km katrorë në një zonë të ndaluar në Bjellorusi të quajtur “Rezervati Radioekologjike Shtetëror Polessye”. Para shpërthimit, kjo zonë është strehë për 22000 njerëz në 92 fshatra, dhe toka punohej e shfrytëzohej për burimet e saj pyjore. Në ditët pas aksidentit, banorët e zonës u evakuuan së bashku me kafshët e tyre për t’i mbrojtur nga shkalla e lartë e rrezatimit.
Megjithëse rrezatimi u ulën me 100 herë në muajt pas aksidentit, zona ende vlerësohet si e papërshtatshme për banimin e njerëzve. Ka pak raporte për efektin e rrezatimit mbi kafshët e egra, por ne e dimë që në disa zona të nxehta të rrezatimit pemët u thanë dhe kafshët ngordhën.
Dikush mund të mendojë që, pas rreth 30 vjetësh, zona rreth centralit vazhdon të jetë tokë e shkretë, e populluar aty-këtu nga kafshë të dëmtuara gjenetikisht të ekspozuara ndaj rrezatimit kronik në disa breza. Realiteti është shumë i ndryshëm. Vetëm pak vite pas aksidentit, shkencëtarët bjellorusë mblodhën të dhëna duke fluturuar me helikopter mi zonën dhe zbuluan rritje të numrit të derrave dhe drerëve të egër.
Dhe me kalimin e kohës, popullsia e egër e këtij rajoni vazhdoi të rritej, ndërsa kafshët përdorën ato çfarë kishin lënë njerëzit. Kopshtet, të mbjellat e vreshtat ofruan ushqim të begatë për to. Shtëpitë e braktisura dhe ndërtesat e fermave ofruan fole dhe strehë të gatshme. Deri më 1993, numri i derrit të egër ishte gjashtëfishuar, para se të përgjysmohej për shkak të sëmundjes dhe rritja e shpejtë e popullsisë së ujqërve.
Studimi ynë tregon që numri i gjitarëve në Çernobil është i njëjtë me ato në rezervatet natyrore të pa helmuara të Bjellorusisë – përveç ujqërve, të cilët janë shumë të shumtë në zonën e centralit. Kjo zonë është strehë e rriqebullit dhe pak arinjve me ngjyrë kafe. Të dhënat e popullatës nuk tregojnë lidhje mes nivelit të rrezatimit dhe densitetit të gjitarëve; numri i gjitarëve në zonat më shumë të helmuara është i njëjtë m atë të gjitarëve në zonat më pak të helmuara.
Të jem i qartë, fakti që kafshët po begatohen në Çernobil nuk do të thotë që rrezatimi është i mirë për jetën e egër. Rrezatimi shkakton dëmtim të ADN, dhe në nivelet e tanishme mund të ketë njëfarë efekti në riprodhimin e kafshëve të veçanta.
Por krahasimi me atë që ka ndodhur jashtë zonës së prekur është leksion. Çfarëdo lloj dëmi që ka shkaktuar rrezatimi, banimi i njeriut ka shkaktuar dëm shumë më të madh. Në zonat jashtë zonës së rrezatimit ose rezervatet natyrore, popullsia e kaprojve të egër pësoi një rënie të madhe, ndërsa ndryshimet të mëdha ekonomike dhe shoqërore pas rënies së Bashkimit Sovjetik e përkeqësuan varfërinë dhe shkërmoqën menaxhimin e kafshëve të egra.
Leksioni nga Çernobili është që nëse duam që natyra të lulëzojë, asaj i duhet dhënë hapësirë – nga ne. Shkaqet kryesore pas rënies së biodiversitetit global përfshijnë humbjen e habitatit dhe fragmentimin si rezultat i aktivitetit njerëzor.
Edhe disa nga përpjekjet tona mjedisore më qëllimmira, si lufta kundër ndryshimeve klimaterike, kanë çuar në zgjerimin e pranisë së njeriut në zona të egra të pashkelura më parë. Kërkesa për karburant bio, për shembull, mendohet që ka lidhje me shpyllëzimin. Ndoshta ne duhet të mendojmë që pranojmë bujqësinë me teknologji të lartë – qoftë dhe atë gjenetikisht të modifikuar – për siguruar ushqimin që na duhet për zonat me tokë të pakët, dhe të lëmë hapësirë për kafshët e egra.
Nuk ka zgjidhje të lehta, sigurisht, dhe të gjitha përpjekjet për të trajtuar problemin do të jenë të komplikuara nga rritja e vazhdueshme e popullsisë së botës. Por një gjë është e qartë: ne, si specie, duhet të mendojmë në mënyrë më të kujdesshme për ndikimin tonë në popullsinë e kafshëve dhe të fillojmë të kemi parasysh këto dëme në politikat ekonomike dhe mjedisore.

"Postbllok.com"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.