Gjykata e Lartë vendos “arrest shtëpiak” për Ismail Morinën. Si do të mbrohet këtëj e tutje heroi i shtetit shqiptar? Sërish me dy pistoleta?

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 14:10

Ismail Morina, personi që pretendon se komandonte dronin që fluturoi mbi stadiumin e Beogradit më 14 tetor të vitit 2014, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, ka lënë sot qelitë e burgut. Gjykata e Lartë e Shqipërisë vendosi që Morina, i njohur edhe me pseudonimin Ballist Morina, të kalojë në arrest shtëpie, nga arrest me burg siç ishte prej dy muajsh. “News24” raporton se përse Gjykata ka dhënë këtë masë për një person që është arrestuar në flagrancë me dy armë pa leje me vete: “Avokati i Morinës, Ardian Visha ka këmbëngulur për lirimin e klientit të tij me arsyetimin se është një rast sui generis, i veçantë për drejtësinë shqiptare dhe se dy armët me të cilat u kap ishin për vetëmbrojtje. Nga ana tjetër prokurori ka kërkuar sërish arrest me burg, pasi sipas tij është e pajustifikueshme fakti që Ismail Morina kishte dy armë pa leje me vete. Në seancën e sotme në Gjykatën e Lartë, avokati Ardian Visha paraqiti një kontratë qiraje, ku evidentohej se Ballist Morina ka marrë një ambient me qira në Durrës, ku edhe do të qëndrojë gjatë masës “arrest shtëpie”. Kjo kontratë ka qenë një garanci më shumë për trupin gjykues për të lehtësuar masën e sigurisë ndaj Ballistit”, thuhet në kronikën e përgatitur nga ky televizion. Pra, i kapur me dy armë pa leje, në përpjekje për të hyrë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë që do të zhvillohej në Elbasan, Ismail Morina, trajtohet sot si një rast sui generis nga “Drejtësia”.
Një person që ndohet i kërcënuar, zakonisht tregohet i kufizuar në lëvizje dhe nuk kërkon të bëhet pjesë e shfaqjeve masive si një ndeshje futbolli, ku edhe mund të ekspozohet ndaj atyre që ai i shpall si kërcënues. Çfarë gjykate është kjo që urdhëron ndryshimin e masës për një shtetas që bredh me dy pistoleta në brez?
Kur flasim për rastin sui generis dhe nevojën për t’u mbrojtur, argumentit i duhet shkuar në fund. A kishte kërkuar z. Morina mbrojtje nga shteti shqiptar dhe i ishte refuzuar? A ka provuar avokati i tij se kërcënimet kanë qenë reale? Dhe a di të na thotë sot gjykata se si do të sigurohet këtej e tutje mbrojtja e Morinës, pasi akti i tij në Beograd, nuk duket se do të galet nga “kërcënuesit” pse në Shqipëri u bë një gjoja proces gjyqësor? Pra a do ta marrë shteti në mbrojtje, apo Morina me të dalë do mbajë në makinë edhe automatikë?
Nëse ka një rast suo generis në këtë kuadër, kjo është gjykata dhe ky lloj shteti palaço.

Comments

Submitted by o zot (not verified) on

hero kombetar ky?!
eh pika e zeze, cnuk ndodh ne albanistan.
po cfare arest shtepie se e keni bere si ne vend te ADVILIT kete mase. ky eshte kosov(k)ar e duhet deportuar nje ore e me pare dhe mos e lene me te hyje ne shqiperi ose raseni ne burg, po pse te paguaj une per te pastaj thuaj ....

Submitted by Ndue Pergjoni (not verified) on

Gjeja me e mire qe beri drejtesia shqiptare. Ismail Morina, eshte nje atdhetar, qe me ate naivitetin e tije, ashtu si ai e mendon, tregoi vlera te medha atdhedashurie e kombetare, gje e rralle ne keto kohe te turbullta.
Gezuar vitin e ri, Ismail Morina.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.