Gjiknuri çon për ndjekje penale 3 ish-ministra të Berishës për privatizimin e OSSH

Postuar në 28 Dhjetor, 2015 12:37

Një auditim i Ministrisë së Energjisë konstatoi se privatizimi i OSSH, është një nga proceset më abuzive të kryera nga Qeveria Berisha. Në raportin e auditimit thuhet se privatizimi ka qenë i parakohshëm, në kundërshtim të hapur me aktet ligjore e nënligjore në fuqi dhe me praktikat më të mira të privatizimit në sektorët strategjikë, me elementë të pastër favorizues dhe të shkeljes së barazisë në tendera. Sipas Ministrisë së Energjisë faktet dëshmojnë qartë për një proces tejet fiktiv, me një fitues të paracaktuar, ende pa nisur mirë procesi i privatizimit dhe parashikueshëm që në fillim si një privatizim i dështuar. Auditi vëren se këto veprime të paligjshme i kanë garantuar shoqërisë fituese të tenderit CEZ a.s. përfitime materiale të padrejta, duke dëmtuar rëndë me anë të veprimeve apo mosveprimeve të tyre, interesat e ligjshme të shtetit, të personave të tjerë juridikë dhe mbi të gjitha të konsumatorëve shqiptarë.

Bazuar në gjetjet e raportit, shkeljet e konsumuara dhe dëmi ekonomik që ka ardhur si pasojë e tyre, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal përkatës për:

Genc Ruli, Ministër në ish METE dhe Neritan Alibali, Zv. Ministër në ish-METE, të cilët së bashku me persona të tjerë, anëtarë të KVO, anëtarë të grupit të negocimit të marrëveshjes, kallëzohen pasi kanë kryer veprime e mos veprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë përgatitjes, zhvillimit të procedurave të tenderimit dhe negocimit për nënshkrimin e Marrëveshjes së Shitjes së 76 % të aksioneve të OSSH-së.

Enno Bozdo, Zv. Ministër në ish-METE dhe persona të tjerë të pa identifikuar, kallëzohen për propozim të akteve nënligjore, për tregues që janë kompetencë e institucioneve të pavarura rregullatore; si dhe kryerjen e veprimeve e mos veprimeve për ndjekjen e procedurave perkatëse pas heqjes së licencës së CEZ shperndarje.

Mimoza Vokshi, ish Drejtore e Përgjithshme e Shërbimeve Tregtare në ish METE dhe persona të tjerë të pa identifikuar, kallëzohen për veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrës lidhur me përgatitjen (paketimin) e OSSH sha për privatizim.

Ridvan Bode, ish Ministër në Ministrinë e Financave, Suzana Guxholli, ish Këshilltare pranë ish Kryeministrit si dhe persona të tjerë, kallëzohen pasi me veprimet e mosveprimet e tyre, në vitin 2012 kanë hyrë në një proces për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve rregullatore të lindura midis kompanisë CEZ Shpërndarje dhe ERE,  si dhe kanë vijuar me dhënien e miratimeve, kanë ushtruar ndikim të paligjshëm, për vendime jashtë kompetencave të tyrë institucionale.

Florjon Mima, Ministër në ish METE si dhe persona të tjerë të pa identifikuar kallëzohen për kryerjen e veprimeve e mos veprimeve në kundërshtim me përmbushjen e detyrës, për ndjekjen e procedurave përkatëse pas heqjes së licencës së CEZ Shpërndarje. 

Comments

Submitted by Martin Can TUSHA (not verified) on

Edhe here te tjera kjo ministri ka bere padi ne prokurori, por nuk eshte bere asgje, mbasi, ose padite kane qene pregatitur shume te dobeta, nga juriste te paafte dhe injorante, ose, prokuroret nen diktatin e zotit LLALLA, kane mbyllur ceshtjet, medemek per mungese provash, apo argumente pa asnje lidhje me problemin.
Te shpresojme, qe, nen presionin e nderkombetareve, kesaje rradhe, kryeprokurori, te filloje te marre kethese, e te filloje ceshtjet penale ne ngarkim te te kooruptuarve, ne te kundert do t'i vije rradha atije vete per t'u marre i pandehur per neglizhence dhe koorupsion.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.