"Do lëpijë atë që ka thënë për Berishën”. Kushtëzimi opozitar për reformën në Drejtësi trishton ndonjë zë afër qeverisë

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 21:31

Andrea Stefani shkruan sot në gazetën “Dita” për reformën në Drejtësi. Pai përgënzon dhe vlerëson rolin e ambasadorit Donald Lu në shtyrjen e procesit drejt miratimit të draftit, Stefani shprehet shumë dyshues për faktin sesi mund të quhet reformë një akt që ka daokrdësinë dhe kushtëzimin e Sali Berishës. Një argument ky që në politikë injorohet sa kohë aty veprojnë parimet forcës. Thotë Stefani: “Rama dhe “Rilindja” duhet të lëpijnë të gjitha ato që kanë thënë kundër autokratit të korruptuar të tranzicionit shqiptar. Do të thotë që pasi morën 1 milion vota që ta ndëshkojnë Berishën, po e rehabilitojnë duke bërë reforma me të. Në cilin vit jemi? Në vitin 2015 apo në vitin 2008 kur Rama ngazëllehej të bënte reforma autokratike me Berishën duke ndryshuar Kushtetutën? Dhe e pamë se çfarë doli nga ai konsensus “historik”. Nënprodukt i atij konsensusi (që vetë Rama e ka pranuar si të gabuar) është edhe ky degradim i drejtësisë në atë farë feje saqë të rilindë ajo, duhet një reformë radikale. Prapë në konsensus me Berishën do ta bëjë “Rilindja” këtë reformë? Edhe ndryshimet e Kushtetutës prapë në konsensus me Berishën do t’i bëjë? A nuk e kanë kuptuar që konsensuset me Berishën nuk mund të jenë veçse pazare kundër shtetit dhe drejtësisë”. Stefani ka qenë një nga njerëzit që ka folur për një EuLex në Shqipëri dhe me draftin e propozuar dhe mbrojtur nga Lu, kjo thuajse arrihet. Mbështetja e Berishës në këtë rast është një kërkesë formale, proceduriale e cila fiton karakter thelbësor për shkak të raporteve në Parlament. Opozita është kjo që është dhe nëse dikush do të përpiqet të luajë me reformën për drejtësi përmes anashkalimit të saj dhe provës së referendumit, nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka dhënë një argument më shumë në viktimizimin e opozitës. Dhe kjo në vend të vendoste në bazë morale te pragu i reformës duke shmangur firmën e Berishës, do të ketë hequr një shtyllë të saj.

Comments

Submitted by Agim (not verified) on

Andrea Stefani ka shume te drejte, Berisha nuk mund te miratoje nje reforme qe ndeshkon korrupsinin e Berishes. Drejtesia e vertete, e pavarur nuk mund te fale dike vetem pse ky ka ca vota ne parlament. Drejtesia nuk ecen me logjike politike. Po ndodhi nje gje e tille reforma lind e vdekur!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Duhet të miratohet pa Berishen, që të vjedhin sa të munden Rama me të vetët (se nuk them socialistët) dhe të dënohet Berisha me të vetët. Kështu Rama rri në pushtet edhe 30 vjet.

Submitted by juristi (not verified) on

Prandaj eshte me mire reforma ne drejtesi te miratohet me referendum dhe as nga nje shumice Rama Berisha apo Rama Meta! Kete e sugjeron edhe Stefani! Qe as hajduti Berisha te shpetoje nga drejtesia por as Rama te mos mund te vjedhe si Berisha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.