Prokurori speciale për hetimin e zyrtarëve, çdo vendim në filtrin e Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 10:49

Zyrtarët e lartë në Shqipëri dhe ish-zyrtarët të dyshuar për korrupsion do të hetohen nga një prokurori speciale. Në dokumentin e plotë të ndryshimeve kushtetuese për reformën në ndrejtësi, në nenin 53 parashikohet një strukturë e posaçme antikorrupsion me prokurorë të pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm, që zgjidhen nga Këshilli i Lartë i Prokurorëve. Madje, do të jenë prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që do të kenë në varësi Byronë Kombëtare të Hetimit.
Drafti për ndryshimet kushtetuese përcakton edhe monitorimin ndërkombëtar të Drejtësisë. Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka të drejtë të emërojë vëzhgues ndërkombëtarë në të dyja shkallët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ai kryesohet dhe vepron nëpërmjet Komisionit Europian që koordinon ndihmën ndërkombëtare”, thuhet në projektin për ndryshimet kushtetuese. Vëzhguesit ndërkombëtarë do të jetë filtri kualifikues i çdo vendimi të komisioneve që do vlerësojnë gjyqtarët dhe prokurorët.
Drafti për ndryshimet kushtetuese zbulon kohën gjatë së cilës do të bëhet pastrimi i Drejtësisë nga të korruptuarit dhe të paaftët. Drafti përcakton periudhën 1 janar 2016 deri më 31 dhjetor 2019 gjatë së cilës do të bëhet pastrimi i radhëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk duhet të jenë në Drejtësi.
Për këtë, gjyqtarët dhe prokurorët do të analizohen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në bazë të performancës dhe justifikimit të pasurisë së deklaruar prej tyre. Të gjithë komisionerët do të kenë të njëjtin status me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, gjatë gjithë mandatit dhe një pagë bruto prej 600.000 lekësh në muaj raporton Panorama.

Comments

Submitted by Filip GJEKAJ (not verified) on

Nuk e besoj se do te ndodhe ketu tek ne. Jam shume pesimist. E ku te le Sali Berisha & sons, Lul Basha, Ilir Meta, Ridvan Bode e Genc Ruli me shoke, qe te perfundoje reforma ne Drejtesi ?
Ketu tek ne duhet te vije ambasadori USA qe eshte ne Beograd,qe te behen arrestime e politikaneve te koruptuar.
E pse u dashka pritur reforma ne drejtesi ?
Apo qe te fshehin edhe me mire pronat, parate e pasurite e tyre ?
Qe te ndodhe reforma ne drejtesi, eshte sikur te kalosh me kercim se larti YLBERIN. Nuk besoj se do te ndodhe ketu tek ne. Shpresat jane pothuaj zero.

Submitted by pranvera Dyrmishi (not verified) on

Gjyqtaret jane duke bere namimin me vendime qe i shesin sikur te jene simite furri , dhe derisa te filloje te funksionoje ligji ,kushedi sa njerez do te merren ne qafe. Pse nuk veprojne me shpejt , populli i shtypur nga politikane e gjyqtare te korruptuar i ka humbur besimi se sic thuhet "Drejtesi e vonuar eshte drejtesi e mohuar" prandaj duhet te veprohet sa me shpejt .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.