Akuzat e PD-së/Fatura e Erjon Veliajt për Tiranën: Parku “Rinia” me konçesion, leje në kodrat e Liqenit dhe 50 milionë dollarë shtesë në taksa

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 16:03

Partia Demokratike akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, se ka ndërmend që të miratojë 9 vendime të rëndësishme në vetëm një mbledhje, e cila është parashikuar të mbahet në datën 30 dhjetor. Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak, Fabian Topollaj, ka sqaruar atë që sipas PD-së pritet të ndodhë, duke komentuar se Veliaj po përpqiet të fshehë vjedhjet. “Pas rreth 2 muajve pa u thirrur Këshilli Bashkiak Tiranë, mbledhja më e rëndësishme e vitit ku diskutohet buxheti dhe paketa e ndryshuar e taksave vendore të kryeqytetit do duhet të vendosë edhe për dhënie koncensionesh mu në zemër të Tiranës për klientet e Veliajt dhe padronit të tij, për transferim pronash publike të kryeqytetit pa shpërblim në favor të të tretëve dhe deri për rrëzimin e Planit Vendor të kryeqytetit në funksion të rrëzimit të barrierave ligjore që pengojnë Veliajn në miratimin e lejeve abuzive të ndërtimit. Parku Rinia që u nis nga Rama për t’u dhënë me koncension por nuk u perfundua dot përpara 8 vitesh nga Kryebashkiaku i atehershëm, po bitiset nga Veliaj sot. Dhe pse 8 vite më pas, klienti i qeverisë do të marrë për 35 vite me koncension njeë nga asetet më të çmuara të qytetit të Tiranës, me të njëjtat terma referencë si përpara 8 vitësh. Nisja e hartimit të Planit Vendor të Përgjithshëm të Tiranës ndërkohë që Veliaj me kohë ka dhënë leje abuzive edhe brenda parkut të liqenit artificial ka vetëm një qellim, të rrëzojë planin aktual vendor që ishte mburoja e qytetit për çdo hajdut që donte të vidhte me lejet e ndërtimit. Hajduti Veliaj me këtë akt do të rregullojë letrat për vjedhjet në të ardhmen...

50 milionë dollarë taksa shtesë parashikon t’u marrë bizneseve dhe qytetarëve në të ardhmen Veliaj”, tha Topollaj.  Kujtojmë se parku “Rinia” i është kthyer Bashkisë në administrim që në datën 30 shtator të vitit 2015, duke e përforcuar idenë se konçesioni për të cilin flet PD-ja, është i mundshëm(http://www.respublica.al/2015/10/10/parku-“rinia”-rikthehet-në-administrimin-e-bashkisë-së-tiranës). 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.