Internacionalja e Katërt dënon Syrizan: Parti prokapitaliste. Tradhëtoi klasën punëtore

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 13:01

Syriza tradhëtoi. Tradhëtoi interesat e klasës punëtore që pretendonte se përfaqësonte dhe nga ky akt, Internacionalja e Katërt ka publikuar një pamflet. Akti i Syrizas shihet si një mundësi për të mësuar nga veprimet gjoja majtiste të një partie “prokapitaliste që përfaqëson një klasë të pasur”. Deklarata e Komitetit të Internacionales përfshin edhe ish-ministrin e Financave, Varoufakis, i cili u shkarkua nga detyra me njëherë pas zgjedhjeve, pa firmosur ndonjë dokument “dorëzimi” si kryeministri Alexis Tsipras. Ky i fundit fitoi zgjedhjet me kartën e refuzimit të masave shtrënguese dhe menjëherë pas tyre bëri të kundërtën duke e paraqitur vendimin e tij si të vetmen zgjidhje. Për këtë tradhëti Internacionalja e ka dënuar, duke shpjeguar edhe perspektivën e klasës punëtore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.