Bota e Krishterë në sfidë me indiferencën, agresivitetin e varfërinë

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 10:20

Bota e Krishterë duhet të reflektojë mbi jetën që i serviret dhe kërcënimet nga indeferentizmi, varfëria apo agresiviteti. Mesazhet e udhëheqësve shpirtërorë të katolikëve dhe ortodoksëve në ditën e lindjes së Njeriut Zot kanë predikuar përulësi dhe dashuri përballë rreziqeve që tjetërsojnë jetën e thjseshtë. “Në një botë xurxull nga luksi, konsumizmi, materializmi, hedonizmi dhe pasuria ardhja e Jezu Krishtit thërret për kthjelltësi, sjellje të matur dhe të jetuarit e një jete thelbesore”. Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga Papa Françesku në meshën e përvitshme të Krishtlindjeve ne bazilikën e Shën Pjetrit, përpara 10.000 besimtarëve.
Sipas Papës Krishtlindjet janë koha për të zbuluar edhe një herë se cilët jemi.
“Fëmija Jezus lindi në varfëri pavarësisht hyjshmërisë së tij, pikërisht për të frymëzuar jetët tona. Ai na kërkon të veprojmë me maturi, në një mënyrë sa më të thjeshtë, të ekuilibruar e të qëndrueshme, na kërkon të jemi të aftë të shohim e të bëjmë atë çfarë është vërtet thelbësore”, theksoi Papa.
Papa apeloi për hedhjen tej të indiferencës, që sipas tij shpesh merr edhe trajtat e të pamëshirshmes. Nga katedralja ortodokse Ngjallja e Krishit edhe kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos bëri apel për t'iu përgjugjur dhunës ngado që vjen dhe indiferentizmit me frymën e dashurisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.