Tregëtia me pakicë, 7.8% rritje

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 23:52

INSTAT-i njofton se në tremujorin e tretë 2015, indeksi i volumit të shitjeve në Tregëtinë me Pakicë është rritur 7,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Ndërkaq, në grupin e Tregëtisë me Pakicë, pa përfshirë këtu Tregëtinë me Pakicë të Hidrokarbureve, ky indeks ka pësuar një rritje prej 15,1 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.

Në këtë tremujor, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 17,4 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014, duke dhënë edhe në këtë tremujor kontributin kryesor në indeksin e volumit të shitjeve në Tregëtinë me Pakicë. Indeksi i volumit të shitjeve në Tregëtinë me Pakicë për grupin e “Produkteve jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar Tregëtinë me Pakicë të Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)”, është rritur në nivelin 14,0 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në tremujorin e tretë 2015, në grupin “Tregëti Hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është ulur 2,3 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014, dhe është rritur 11,6 % krahasuar me tremujorin paraardhës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.