Fevziu sfidon Ramën me letër të hapur: Mblidhi konet, mos më bëj të merrem me ty në çdo emision

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 10:45

“Meqenëse deputetë të partisë suaj bëjnë akuza të përgjithshme, po ju sfidoj. Përdorni gjithë instrumentet që keni në dorë: Tatime, polici, meteorologji, peshkim a ku di unë dhe verifikoni të ardhurat e mia”, shkruan Fevziu në një letër drejtuar Edi Ramës, i revoltuar dukshëm nga një postim i Erion Braçes për pasuritë e Fevziut dhe pronat që ai ka në qendër të Tiranës.
"Pak ditë më parë, një shkrim që sqaronte se shumë politikanë kanë dhe manifestojnë një kamje të pajustifikuar ngjalli reagimin e ashpër të nja dy deputetëve të forcës politike që Ju drejtoni. Nuk e di se përse kjo gjë ju dogji kaq shumë juve, sepse disa ditë më parë, kur në një organizim të opozitës deklarova se kamja (edhe e atyre) ishte një problem për besueshmërinë e opozitës nuk reagoi kush. Madje as kontestuan shprehjen time: “Se opozita nuk bëhet me makina luksoze Mercedes dhe as me marka celebritetesh”. Shpresoj që ata të reflektojnë sepse do të ishte mirë për këtë vend. Por ky është problemi i tyre. Problemi juaj ishte tjetër. Ishte përgjigja me një ditiramb akuzash, asnjë fakt dhe me një stil që Ju e njihni mirë dhe keni thënë se e dënoni. Në fakt deri tani s’e keni bërë, madje po e stimuloni, shkruan Fevziu duke kërkuar reagimin e Ramës ndaj këtyre akuzave.
"Ndaj duke mos dashur t’i përgjigjem çdo koneje të kopesë tënde politike dhe duke vënë në provë vërtetësinë e premtimeve të tua, po ju drejtohem direkt. Keni thënë që Ju dhe forca politike që drejtoni do t’u japë fund akuzave abuzive, retorikës boshe dhe do të mbështetet vetëm tek faktet"- thekson Fevziu
Ai e mbyll shkrimin e tij duke thënë: “Sot nuk mund të shkruaj më gjatë se më duhet të nisem për emisionin tim të radhës. Nesër do merrem prapë me këtë çështje. Nuk do ti përgjigjem asnjë koneje, por Ju, Metës dhe Bashës, direkt.”-e mbyll letrën Fevziu.

Comments

Submitted by Agroblendi (not verified) on

U mbars mali dhe polli nje mi, qe na e quajten FEVZI.
Nje zog i vogel, kishte ngrire nga te ftohtit,
Dhe, ra ne toke, gjysem i ngordhur,
Aty rrotull, nje lope, qe po kulloste,
Kalon mbi ZOGUN, dhe i leshon nje bajge te ngrohte,
Zogu i gjore, filloi te ngrohej dhe te marre vehten,
Kur e ndjeu vehten gjalle, nga bajga e ngrohte,
Nxorri koken lart, mbi nivelin e bajges,
Dhe, filloi te shikoje qiellin lart,
Ne ate moment, ne qiell po fluturonte nje SKIFTER,
I cili, kur pa zogun, me koken jashte mbi bajge,
U leshua ne pikjate, dhe me kthetra,
Mbertheu ZOGUN, dhe e kullufiti.
(Morali i kesaje, o zoti Fevzi, eshte qe, kur je i dhjere, mos e ngri koken)
Pershendetje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.