Greqia voton ligjin për bashkëjetesën e çifteve të të njëjtit seks

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 10:17

Parlamenti grek ka miratuar ligjin që rregullon bashkëjetesën e çifteve të të njëjtit seks. Pas një seance parlamentare me debate mjaft të ashpra, ligji ka marrë si rallë herë, një shumicë të konsiderueshme votash: 194 deputetë votuan pro dhe 55 kundër.
Në votat “pro” kishte dhe shumë nga opozita, ndërkohë që kundër projektligjit votoi Agimi i Artë dhe Partia Komuniste.
Pas votimit të projektligjit, kryeministri Aleksis Tsipras tha se “sot mbyllet një cikël prapambetjeje dhe turpi për shtetin grek, një cikël mohimi dhe marxhinalizimi i mijëra bashkëqytetarëve tanë dhe hapet një cikël barazie dhe dinjiteti”.
Sipas kryeministrit grek, njohja ligjore e bashkëjetesës së çifteve të të njëjtit seks, “zgjidh shumë probleme, pronësie, tatimore dhe të sigurimeve shoqërore”.
Korrespondenti i Abc News në Athinë raporton se ndërsa deputetët vazhdonin debatin e tyre, jashtë parlamentit ishin grumbulluar përfaqësues të komunitetit LGBT, në një tubim me qëllim të dyfishtë:
Nga njera anë për të përshendetur votimin e projektligjit dhe nga ana tjetër, për të protestuar ndaj deklaratave të disa klerikëve të kishës ortodokse, kundër shtrirjes së bashkëjetesës edhe për çiftet e të njëjtit seks.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.